Kontakto në WhatsApp
Language:
Reumatologji

Reumatologji – Vizita Reumatologjike

Diagnostikim dhe trajtim për sëmundje reumatizmale dhe autoimune
Mjekë reumatologë të specializuar në trajtimin e patologjive të ndryshme
Qasje moderne për kontrollin e dhimbjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës
reumatologji ne Tirane
vizita reumatologjike ne Tirane
FAMILY HOSPITAL

Pse të Zgjidhni Reumatologjinë në Family Hospital?

Departamenti i Reumatologjisë në Family Hospital ofron diagnostikim të saktë dhe trajtim të personalizuar për një gamë të gjerë sëmundjesh inflamatore dhe autoimune që prekin nyjet, kockat, muskujt dhe indet lidhore. Mjekët tanë reumatologë janë të specializuar në menaxhimin e gjendjeve kronike që ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës së pacientëve.
Rezervo vizitën brenda ditës
Konsulta me mjekë specialistë brenda 24 orëve.
Ambiente sterile dhe pajisje moderne
Teknologji dhe infrastrukturë mjekësore e avancuar.
KUJDES MJEKËSOR SIPAS STANDARDEVE BASHKËKOHORE
shËrbimet tona

Çfarë Ofron Shërbimi i Reumatologjisë?

Në Family Hospital trajtojmë patologji të ndryshme reumatizmale dhe autoimune si:
  • artriti reumatoid,
  • lupus eritematoz sistemik,
  • sklerodermia,
  • vaskulitet,
  • artroza,
  • osteoporoza,
  • sindroma Raynaud,
  • fibromialgjia dhe sëmundje të indit lidhor.

Nëpërmjet analizave laboratorike specifike, imazherisë dhe ekzaminimeve klinike, mjekët tanë përcaktojnë diagnozën e saktë dhe ofrojnë trajtim modern për kontrollin e inflamacionit, lehtësimin e dhimbjes dhe parandalimin e dëmtimeve afatgjata.

vizita me mjekun reumatolog ne Tirane

Disa Nga Shërbimet Tona

Laborator
Analiza laboratorike, biologjike, kimike, hormonale, gjaku, etj., 24/7.
Mëso më shumë
Imazheri
Grafi, skaner, ekografi, mamografi me pajisje moderne.
Mëso më shumë
kirurgji e hapur Tirane
Ndërhyrje Kirurgjikale
Kirurgji e hapur, laparoskopike, ORL, ortopedike dhe gjinekologjike.
Mëso më shumë
Endoskopi
Gastroskopi, kolonoskopi, histeroskopi dhe cistoskopi me mjekë të specializuar.
Mëso më shumë
Gastroskopi
Diagnostikim i ezofagut, stomakut dhe duodenit me endoskopi moderne.
Mëso më shumë
Nefrologji
Trajtim për infeksione urinare, gurë në veshka, hipertension, glomerulonefrite, etj.
Mëso më shumë
Urologji
Kontroll dhe trajtim për prostatën, infeksione urinare dhe kirurgji urologjike.
Mëso më shumë
Hematologji
Diagnostikim për anemi, leukemi, limfoma dhe çrregullime të gjakut.
Mëso më shumë
Reumatologji
Trajtim për artrit, lupus, osteoporozë, fibromialgji dhe sëmundje autoimune.
Mëso më shumë
Endokrinologji
Trajtim për diabet, tiroide, obezitet, probleme hormonale dhe metabolike.
Mëso më shumë
Pneumologji
Trajtim për bronkite, astmë, pneumoni, hipertension pulmonar, etj.
Mëso më shumë
Alergologji
Diagnostikim dhe trajtim për astmë, urtikarie, alergji ushqimore, etj.
Mëso më shumë
Pediatri
Kujdes shëndetësor për fëmijë, vaksinime, ekzaminime dhe më shumë.
Mëso më shumë
Obstetrikë – Gjinekologji
Kontrollet e shtatzënisë, trajtim për kiste, infertilitet dhe çrregullime menstruale.
Mëso më shumë
Sëmundje Infektive
Trajtim për infeksione bakteriale, virale, mykotike, parazitare dhe SST.
Mëso më shumë
Reanimacion
Kujdes intensiv, monitorim post-kirurgjikal dhe suport multidisiplinar.
Mëso më shumë
Psikiatri
Konsulencë për depresion, ankth dhe mbështetje për rehabilitim psikologjik.
Mëso më shumë
Oftalmologji
Diagnostikim për katarakt, retinopati dhe trajtim për sëmundje okulistike.
Mëso më shumë
Mjekësi Familje
Kujdes mjekësor i specializuar për të gjitha grupmoshat.
Mëso më shumë
Kolonoskopi
Diagnostikim i hollësishëm i patologjive të zorrësh së trashë.
Mëso më shumë
Histeroskopi
Kontroll i mitrës për sëmundje gjinekologjike apo anomali strukturore.
Mëso më shumë
cistoskopi
Cistoskopi
Vlerësim i fshikëzës urinare dhe uretrës për çdo patologji.
Mëso më shumë
biopsi
Biopsi
Marrje materiali nga indet për analiza patologjike të hollësishme.
Mëso më shumë
Anestezi
Anestezi dhe monitorim për procedura të ndryshme.
Mëso më shumë
Gastrohepatologji
Trajtim për ezofagun, stomakun, zorrët, mëlçinë dhe fshikëzën e temthit.
Mëso më shumë
ortopedi
Ortopedi
Trajtim për fraktura, artrozë, dëmtime të ligamenteve dhe deformime.
Mëso më shumë
Kardiologji
Kontroll për tension, aritmi, anginë, infarkt dhe probleme të zemrës.
Mëso më shumë
urgjenca
Urgjenca
Shërbim urgjent 24/7 për çdo emergjencë mjekësore.
Mëso më shumë
orl
ORL
Kontroll për veshët, hundën, fytin, sinuset dhe ndërhyrje ORL.
Mëso më shumë
onkologji
Onkologji
Diagnostikim dhe trajtim për sëmundje tumorale.
Mëso më shumë
dermatologji
Dermatologji
Trajtim për akne, dermatit, psoriazë, infeksione të lëkurës, etj.
Mëso më shumë
neurologji
Neurologji
Diagnostikim dhe trajtim për migrenë, epilepsi dhe çrregullime neurologjike.
Mëso më shumë
Përfitimet kryesore

Family Hospital Garanton

vizita reumatologjike ne Tirane
Diagnostikim i hershëm dhe i saktë i sëmundjeve reumatizmale
Qasje terapeutike për patologji kronike dhe autoimune
Lehtësim i dhimbjes dhe përmirësim i funksionit artikular
Ekspertizë në menaxhimin e osteoporozës dhe fibromialgjisë
Mjekë të trajnuar në qendrat më të mira të reumatologjisë
Trajtim i vazhdueshëm dhe ndjekje afatgjatë për çdo pacient
GjithmonË pranË jush

Flisni me Një Mjek të Specializuar Në Çdo Kohë

Kujdesi i duhur fillon me një hap të thjeshtë. Kontaktoni ekipin tonë për të marrë ndihmën, informacionin apo trajtimin që ju nevojitet. Në Family Hospital jeni gjithmonë në duar të sigurta!
konsulta reumatologjike ne Tirane
STANDARDE PERËNDIMORE

Ekspertizë në Trajtimin e Sëmundjeve Reumatizmale

Sëmundjet reumatizmale shpesh zhvillohen ngadalë, por ndikojnë fort në përditshmërinë e pacientit. Në Family Hospital, e kuptojmë rëndësinë e një trajtimi të kujdesshëm dhe të specializuar që jo vetëm lehtëson simptomat, por përmirëson cilësinë e jetës në mënyrë të qëndrueshme.

Mjekët tanë janë të përkushtuar për të ndihmuar çdo pacient të lëvizë pa dhimbje dhe të rifitojë kontrollin mbi jetën e tij.
shumËllojshmËri testesh

Qasje e Gjithanshme për Shëndet Reumatologjik

Në departamentin tonë të Reumatologjisë, çdo pacient përfiton nga një plan trajtimi i personalizuar dhe i bazuar në prova shkencore. Me mjekë të certifikuar dhe përvojë të gjerë klinike, garantojmë diagnozë të saktë dhe ndjekje të vazhdueshme për çdo pacient.

Në Family Hospital, synojmë të garantojmë lehtësim, stabilitet dhe kujdes afatgjatë për të gjitha sëmundjet reumatike.
konsulta per kockat

Pyetjet Më Të Shpeshta

Çfarë sëmundjesh trajton reumatologu?

Reumatologu trajton sëmundje autoimune dhe reumatizmale si artriti reumatoid, lupus, osteoporoza, sklerodermia, vaskulitet, artrozat dhe fibromialgjia.

Cilat janë simptomat më të zakonshme të sëmundjeve reumatizmale?

Dhimbje artikulare, ngurtësi në mëngjes, enjtje të nyjeve, lodhje e vazhdueshme, skuqje e lëkurës dhe vështirësi në lëvizje janë simptoma të zakonshme.

A janë këto sëmundje të shërueshme?

Shumë prej këtyre sëmundjeve janë kronike, por me trajtim të duhur dhe ndjekje nga reumatologu, ato mund të kontrollohen dhe cilësia e jetës të përmirësohet ndjeshëm.

Si bëhet diagnostikimi i një sëmundjeje reumatizmale?

Përdoren analiza gjaku për markues autoimunë, imazheri si ekografi dhe rezonancë magnetike, si dhe vlerësim klinik nga reumatologu.

Cilat grupe-mosha preken më shpesh nga sëmundjet reumatizmale?

Sëmundjet reumatizmale mund të prekin çdo moshë, por disa janë më të zakonshme tek gratë e moshës mesatare, ndërsa të tjera tek të moshuarit apo të rinjtë.

A ndikon ushqyerja në sëmundjet reumatizmale?

Po, dieta e shëndetshme dhe anti-inflamatore ndihmon në reduktimin e simptomave dhe përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të pacientit.

A trajtohet osteoporoza te reumatologu?

Po, osteoporoza është pjesë e sëmundjeve të trajtuara nga reumatologët, duke përfshirë diagnostikimin me densitometri dhe trajtimin medikamentoz.

Kirurgjia ne Family Hospital
Dëshmitë e Pacientëve

4.8/5

4.8/5 (+100 vlerësime)
NDËRHYRJE PERFEKTE
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Family Hospital dhe gjithë stafin e mrekullueshëm që u kujdesën për mua gjatë ndërhyrjes që bëra për hundën. Profesionalizmi, përkujdesja dhe ngrohtësia që gjeta atje më bënë të ndihesha e sigurt dhe e vlerësuar në çdo hap të procesit. Jam jashtëzakonisht e lumtur me rezultatin dhe ndihem më mirë me veten time. Faleminderit që e kthyet dëshirën time në realitet me punë të përkushtuar dhe me një nivel të lartë profesionalizmi! Pa asnjë dyshim, do t’ju rekomandoja gjithmonë!
— Glesja
— Glesja
Shiko Më Shumë
RISULTATI STRAORDINARI
Ho scelto Family Hospital a Tirana per il mio intervento di rinoplastica e sono molto soddisfatta. Personale professionale, disponibile e attento a ogni mia esigenza. Il risultato finale ha superato le mie aspettative, naturale, armonioso e perfettamente in linea con ciò che desideravo. Consiglio vivamente Family Hospital a chiunque stia pensando di sottoporsi a un intervento di rinoplastica o ad altre procedure estetiche.
— Giusy
SIGURI MAKSIMALE
Para disa ditësh, bëra një ndërhyrje rinoplastike në Family Hospital me doktor Tedi Minarolli dhe Arlin Kokomani, dhe më duhet të them se përvoja ishte e jashtëzakonshme. Që nga momenti i parë, u ndjeva në duar të sigurta falë profesionalizmit, përkushtimit dhe mikpritjes se stafit. Kujdesi mjekësor ishte në nivelin më të lartë, çdo hap u shpjegua me detaje, dhe ndihesha plotësisht e qetë gjatë gjithë procesit. Një falënderim i madh për doktor Minarollin dhe doktor Kokomanin për punën e tyre të shkëlqyer, si dhe për gjithë stafin që më trajtoi me aq dashamirësi dhe përkushtim. Ju falenderoj ✨
— Andeta
— Andeta
Shiko Më Shumë