Alergologji – Trajtim & Test për Alergji
Pse të Zgjidhni Alergologjinë në Family Hospital?
Çfarë Ofron Shërbimi i Alergologjisë?
- Astmë bronkiale dhe alergji respiratore
- Konjuktivit alergjik dhe rhinosinusit kronik alergjik
- Urtikari akute dhe kronike
- Alergi medikamentoze dhe ushqimore
- Dermatit atopik dhe çrregullime të tjera të lëkurës me bazë alergjike
- Anafilaksi dhe vaskulit alergjik
Çdo rast trajtohet me kujdes të veçantë për të identifikuar shkaktarin dhe për të ndërtuar një plan trajtimi efektiv dhe të sigurt.
Family Hospital Garanton
Flisni me Një Mjek të Specializuar Në Çdo Kohë
Kujdes për Sistemin Imunitar dhe Jetën e Përditshme
Ne jemi të përkushtuar për t’ju ndihmuar të jetoni lirshëm, pa kufizime dhe pa frikë nga alergjitë.
Zgjidhje e Saktë për Çdo Alergji
Besojmë në kujdesin e ndërtuar mbi dijen, përvojën dhe vlerësimin e plotë imunologjik për pacientë të të gjitha moshave.
Artikuj Informativë
SHIKO TË GJITHË ARTIKUJTPyetjet Më Të Shpeshta
Alergologjia është specialiteti që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e reaksioneve alergjike si astma, riniti alergjik, urtikariet, dermatiti atopik dhe alergjitë ushqimore apo medikamentoze.
Simptomat përfshijnë kruarje të lëkurës, skuqje, rrjedhje hundësh, kollë, fishkëllimë gjatë frymëmarrjes, lotim të syve dhe në raste të rënda, vështirësi në frymëmarrje.
Përmes testeve të lëkurës (prick test), analizave të gjakut për IgE specifike dhe vlerësimit klinik nga mjeku alergolog.
Në disa raste, veçanërisht tek fëmijët, disa alergji ushqimore ose të ambientit mund të zhduken, por shumë prej tyre kërkojnë menaxhim afatgjatë.
Anafilaksia është një reaksion alergjik i rëndë dhe potencialisht fatal që kërkon trajtim urgjent me adrenalinë dhe kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Megjithëse nuk mund të parandalohen plotësisht, shmangia e alergjenëve, trajtimi i hershëm dhe edukimi për menaxhimin e krizave ndihmojnë në reduktimin e episodeve.
Po, Family Hospital ofron trajtim me imunoterapi (vaksina alergjie) për rastet që e kërkojnë këtë metodë, duke ndihmuar në reduktimin gradual të ndjeshmërisë ndaj alergjenëve.
Fëmijët shpesh preken nga alergji ndaj qumështit, vezës, polenit, pluhurit të shtëpisë dhe pickimeve të insekteve.































