Oftalmologji – Vizita Okulistike
Pse të Zgjidhni Oftalmologjinë në Family Hospital?
Çfarë Ofron Shërbimi i Oftalmologjisë?
- Defektet refraktive (miopia, hipermetropia, astigmatizmi)
- Kataraktën
- Keratokonusin
- Shkëputja e retinës
- Retinopatinë diabetike, hipertensive dhe arteriosklerotike
- Konjuktivitet dhe sëmundje të tjera inflamatore të syrit
Përveç trajtimit të patologjive të zakonshme, ofrojmë gjithashtu ndjekje të specializuar për pacientët me sëmundje kronike të syrit që kërkojnë monitorim të vazhdueshëm, si glaukoma apo retinopatitë progresive.
Family Hospital Garanton
Flisni me Një Mjek të Specializuar Në Çdo Kohë
Shikimi Juaj në Duar Profesionale
Bashkëpunimi ndërdisiplinor me departamentet e Family Hospital na mundëson të trajtojmë pacientët në mënyrë të plotë dhe të koordinuar, duke garantuar kujdes të vazhdueshëm dhe të personalizuar për shikimin tuaj.
Kujdesi për Sytë Fillon Këtu
Sepse çdo shikim i qartë nis me kontrollin dhe kujdesin e duhur.
Artikuj Informativë
SHIKO TË GJITHË ARTIKUJTPyetjet Më Të Shpeshta
Kontrollet duhet të bëhen të paktën një herë në vit, ose më shpesh nëse keni probleme me shikimin, dhimbje të syve, tharje ose histori familjare me sëmundje okulare.
Simptoma si turbullimi i shikimit, lodhja e syve, dhimbjet e kokës dhe vështirësia në fokusim mund të tregojnë se keni nevojë për syze.
Katarakti është një mjegullim i thjerrëzës së syrit që ndikon në cilësinë e shikimit. Trajtimi përfundimtar është kirurgjia për zëvendësimin e thjerrëzës.
Shumë sëmundje të syrit mund të zbulohen herët dhe të trajtohen për të parandaluar humbjen e shikimit, ndaj kontrolli periodik është i rëndësishëm.
Po, fëmijët mund të kenë defekte të lindura ose të fituara si strabizëm, ambliopi (syrin dembel) apo miopi, që duhen trajtuar sa më herët.
Po, Family Hospital ofron diagnostikim të avancuar dhe ndjekje të pacientëve me retinopati diabetike, një komplikacion i shpeshtë i diabetit që prek syrin.
Keratokonusi është një sëmundje progresive e kornesë që ndikon në formën dhe qartësinë e shikimit. Menaxhohet me lente të veçanta ose ndërhyrje kirurgjikale.
Po, kryhen ndërhyrje të ndryshme si operacioni i kataraktit, heqja e trupave të huaj dhe procedura të tjera okulare.































