Psikiatri – Vizita Psikiatrike
Pse të Zgjidhni Psikiatrinë në Family Hospital?
Çfarë Ofron Shërbimi i Psikiatrisë?
- Konsultë psikiatrike individuale dhe familjare
- Diagnostikim dhe trajtim për depresion, ankth, çrregullime bipolare, skizofreni, çrregullime të personalitetit dhe më shumë
- Terapi medikamentoze dhe psikoterapi mbështetëse
- Ndjekje të vazhdueshme për pacientët me diagnoza kronike
- Programe rehabilitimi për riaftësim dhe përfshirje sociale
Çdo pacient trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe me një plan të qartë, të personalizuar sipas nevojave të tij.
Family Hospital Garanton
Flisni me Një Mjek të Specializuar Në Çdo Kohë
Shëndeti Mendor Është Po Aq i Rëndësishëm Sa Si Fizik!
Synimi ynë është të ndihmojmë njerëzit të rikuperojnë balancën mendore dhe të rindërtojnë vetëbesimin për të jetuar me dinjitet dhe qetësi.
Rrugëtim i Sigurt Drejt Shëndetit Mendor
Në çdo hap, jemi pranë pacientëve tanë për t’i ndihmuar të rikthejnë kontrollin mbi jetën e tyre dhe të ecin përpara me forcë dhe vetëbesim.
Artikuj Informativë
SHIKO TË GJITHË ARTIKUJTPyetjet Më Të Shpeshta
Nëse përjetoni simptoma të zgjatura si ankth, depresion, çrregullime të gjumit, humbje interesi, ndryshime të papritura në sjellje ose vështirësi në përditshmëri, është koha të konsultoheni me një psikiatër.
Psikiatri është mjek dhe mund të përshkruajë medikamente, ndërsa psikologu përdor terapi të bazuara në konsulta, por nuk jep trajtim farmakologjik.
Ndjesitë e ankthit apo trishtimit janë të zakonshme, por kur bëhen të shpeshta, të theksuara dhe ndikojnë në jetën e përditshme, kërkojnë vlerësim profesional.
Po, kur përshkruhen dhe monitorohen nga mjeku specialist, medikamentet janë të sigurta dhe ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrit mendor.
Kohëzgjatja varet nga diagnoza dhe reagimi i pacientit ndaj trajtimit. Disa gjendje kërkojnë ndjekje afatgjatë, ndërsa të tjera trajtohen në periudha të kufizuara.
Po, psikiatri ndihmon në identifikimin dhe menaxhimin e stresit kronik dhe çrregullimeve që lidhen me presionin e përditshëm.
Po, me trajtim të vazhdueshëm dhe mbështetje multidisiplinare, edhe pacientët me çrregullime të rënda mund të menaxhojnë gjendjen dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës.































