Kontakto në WhatsApp
Language:
Ortopedi

Ortopedi – Vizita Ortopedike

Diagnozë, trajtim dhe ndërhyrje kirurgjikale për kockat, artikulacionet dhe muskujt
Kirurgji mini-invazive dhe trajtime moderne për dëmtime sportive dhe traumatike
Mjekë ortopedë me përvojë dhe teknologji moderne
Ortopedi ne Tirane
vizita me mjek ortoped
FAMILY HOSPITAL

Pse të Zgjidhni Shërbimin e Ortopedisë në Family Hospital?

Në Family Hospital, shërbimi i ortopedisë ofron zgjidhje të avancuara për çdo problem që lidhet me aparatin muskuloskeletor. Ne e trajtojmë çdo pacient me një qasje të personalizuar, duke u mbështetur në ekspertizën e mjekëve tanë dhe teknologjinë më të avancuar diagnostikuese.
Rezervo vizitën brenda ditës
Konsulta me mjekë specialistë brenda 24 orëve.
Ambiente sterile dhe pajisje moderne
Teknologji dhe infrastrukturë mjekësore e avancuar.
KUJDES MJEKËSOR SIPAS STANDARDEVE BASHKËKOHORE
shËrbimet tona

Çfarë Ofron Departamenti i Ortopedisë?

Departamenti i Ortopedisë në Family Hospital ofron shërbime diagnostike, konsulta, ekzaminime dhe ndërhyrje kirurgjikale të hapura dhe mini-invazive
për një gamë të gjerë të sëmundjeve të aparatit muskuloskeletik si:
  • Anomalitë e lindura
  • Dëmtimet traumatike
  • Dëmtimet e ligamenteve
  • Dëmtimet e meniskut
  • Dëmtimet e tendineve
  • Artrozat dhe artritet
  • Osteomieliti
  • Bursitet
  • Sëmundjet tumorale

Ekipi ynë trajton me profesionalizëm pacientë të të gjitha moshave, duke ofruar zgjidhje efektive për një gamë të gjerë patologjish ortopedike.

vizita me mjek ortoped ne Tirane

Disa Nga Shërbimet Tona

Laborator
Analiza laboratorike, biologjike, kimike, hormonale, gjaku, etj., 24/7.
Mëso më shumë
Imazheri
Grafi, skaner, ekografi, mamografi me pajisje moderne.
Mëso më shumë
kirurgji e hapur Tirane
Ndërhyrje Kirurgjikale
Kirurgji e hapur, laparoskopike, ORL, ortopedike dhe gjinekologjike.
Mëso më shumë
Endoskopi
Gastroskopi, kolonoskopi, histeroskopi dhe cistoskopi me mjekë të specializuar.
Mëso më shumë
Gastroskopi
Diagnostikim i ezofagut, stomakut dhe duodenit me endoskopi moderne.
Mëso më shumë
Nefrologji
Trajtim për infeksione urinare, gurë në veshka, hipertension, glomerulonefrite, etj.
Mëso më shumë
Urologji
Kontroll dhe trajtim për prostatën, infeksione urinare dhe kirurgji urologjike.
Mëso më shumë
Hematologji
Diagnostikim për anemi, leukemi, limfoma dhe çrregullime të gjakut.
Mëso më shumë
Reumatologji
Trajtim për artrit, lupus, osteoporozë, fibromialgji dhe sëmundje autoimune.
Mëso më shumë
Endokrinologji
Trajtim për diabet, tiroide, obezitet, probleme hormonale dhe metabolike.
Mëso më shumë
Pneumologji
Trajtim për bronkite, astmë, pneumoni, hipertension pulmonar, etj.
Mëso më shumë
Alergologji
Diagnostikim dhe trajtim për astmë, urtikarie, alergji ushqimore, etj.
Mëso më shumë
Pediatri
Kujdes shëndetësor për fëmijë, vaksinime, ekzaminime dhe më shumë.
Mëso më shumë
Obstetrikë – Gjinekologji
Kontrollet e shtatzënisë, trajtim për kiste, infertilitet dhe çrregullime menstruale.
Mëso më shumë
Sëmundje Infektive
Trajtim për infeksione bakteriale, virale, mykotike, parazitare dhe SST.
Mëso më shumë
Reanimacion
Kujdes intensiv, monitorim post-kirurgjikal dhe suport multidisiplinar.
Mëso më shumë
Psikiatri
Konsulencë për depresion, ankth dhe mbështetje për rehabilitim psikologjik.
Mëso më shumë
Oftalmologji
Diagnostikim për katarakt, retinopati dhe trajtim për sëmundje okulistike.
Mëso më shumë
Mjekësi Familje
Kujdes mjekësor i specializuar për të gjitha grupmoshat.
Mëso më shumë
Kolonoskopi
Diagnostikim i hollësishëm i patologjive të zorrësh së trashë.
Mëso më shumë
Histeroskopi
Kontroll i mitrës për sëmundje gjinekologjike apo anomali strukturore.
Mëso më shumë
cistoskopi
Cistoskopi
Vlerësim i fshikëzës urinare dhe uretrës për çdo patologji.
Mëso më shumë
biopsi
Biopsi
Marrje materiali nga indet për analiza patologjike të hollësishme.
Mëso më shumë
Anestezi
Anestezi dhe monitorim për procedura të ndryshme.
Mëso më shumë
Gastrohepatologji
Trajtim për ezofagun, stomakun, zorrët, mëlçinë dhe fshikëzën e temthit.
Mëso më shumë
ortopedi
Ortopedi
Trajtim për fraktura, artrozë, dëmtime të ligamenteve dhe deformime.
Mëso më shumë
Kardiologji
Kontroll për tension, aritmi, anginë, infarkt dhe probleme të zemrës.
Mëso më shumë
urgjenca
Urgjenca
Shërbim urgjent 24/7 për çdo emergjencë mjekësore.
Mëso më shumë
orl
ORL
Kontroll për veshët, hundën, fytin, sinuset dhe ndërhyrje ORL.
Mëso më shumë
onkologji
Onkologji
Diagnostikim dhe trajtim për sëmundje tumorale.
Mëso më shumë
dermatologji
Dermatologji
Trajtim për akne, dermatit, psoriazë, infeksione të lëkurës, etj.
Mëso më shumë
neurologji
Neurologji
Diagnostikim dhe trajtim për migrenë, epilepsi dhe çrregullime neurologjike.
Mëso më shumë
Përfitimet kryesore

Family Hospital Garanton

vizita ortopedike ne Tirane
Diagnozë e saktë dhe trajtim i personalizuar për çdo pacient
Teknologji moderne për ndërhyrje kirurgjikale më të sakta
Trajtim i plotë – nga konsultat, tek ndërhyrja dhe rehabilitimi
Reduktim i kohës së rikuperimit falë teknikave mini-invazive
Staf i specializuar në traumatologji, ortopedi pediatrike dhe sportive
Ndjekje pas trajtimit dhe plan rehabilitimi individual
GjithmonË pranË jush

Flisni me Një Mjek të Specializuar Në Çdo Kohë

Kujdesi i duhur fillon me një hap të thjeshtë. Kontaktoni ekipin tonë për të marrë ndihmën, informacionin apo trajtimin që ju nevojitet. Në Family Hospital jeni gjithmonë në duar të sigurta!
vizita per kockat
STANDARDE PERËNDIMORE

Trajtim i Plotë për Lëndime dhe Patologji të Sistemit të Lëvizjes

Në Family Hospital, ortopedia trajton jo vetëm dëmtimet akute, por edhe sëmundjet kronike të nyjeve, kockave dhe indeve të buta. Çdo rast vlerësohet nga një ekip multidisiplinar që përfshin ortopedë, reumatologë, fizioterapistë dhe imazheristë.

Përmes ndërhyrjeve kirurgjikale të targetuara dhe një programi të mirëstrukturuar rehabilitimi, ne synojmë t’i rikthejmë pacientëve aftësinë për të kryer aktivitetet e tyre të përditshme sa më shpejt të jetë e mundur.
shumËllojshmËri testesh

Ortopedi Moderne – Rifito Jetën Aktive

Nëse bëhet fjalë për një dëmtim sportiv, një frakturë aksidentale apo një sëmundje kronike, ortopedia moderne në Family Hospital ofron zgjidhje efektive. Ne besojmë se lëvizja është thelbësore për mirëqenien fizike dhe mendore.

Me përkushtim dhe teknologjinë më të avancuar, ne i ndihmojmë pacientët të kapërcejnë dhimbjen dhe të rifitojnë aftësinë për të lëvizur lirshëm.

Pyetjet Më Të Shpeshta

Cilat janë sëmundjet më të shpeshta që trajton ortopedia?

Ortopedia trajton fraktura, artrit, artrozë, dëmtime të meniskut, të ligamenteve, deformime të lindura, osteoporozë, bursit, tendinite dhe tumore të sistemit skeletor.

Kur duhet të vizitohem te një ortoped?

Nëse përjetoni dhimbje të vazhdueshme në kocka, nyje apo muskuj, dëmtime pas traume, vështirësi në ecje ose lëvizje, ose deformime të nyjeve, është mirë të kërkoni një konsultë ortopedike.

A mund të shmangen ndërhyrjet kirurgjikale në ortopedi?

Po, shumë probleme ortopedike trajtohen fillimisht me terapi fizikale, medikamente, imobilizim ose injeksione. Kirurgjia rekomandohet vetëm kur trajtimet konservatore nuk japin rezultat.

Çfarë është artroplastia dhe kur bëhet?

Artroplastia është zëvendësimi i një nyje (zakonisht të gjurit ose të kofshës) me një protezë artificiale. Bëhet kur nyja është dëmtuar rëndë nga artroza ose trauma.

A është e rëndësishme fizioterapia pas një ndërhyrjeje ortopedike?

Po, fizioterapia është thelbësore për rikuperimin pas ndërhyrjeve ortopedike, pasi ndihmon në kthimin e funksionit të nyjes, forcimin e muskujve dhe uljen e dhimbjes.

A mund të trajtohen anomalitë e lindura në fëmijëri?

Po, shumë anomali të lindura mund të trajtohen me sukses në moshë të hershme me terapi konservatore ose ndërhyrje kirurgjikale të specializuara.

Sa kohë duhet për t’u rikuperuar pas një ndërhyrjeje ortopedike?

Koha e rikuperimit varet nga lloji i ndërhyrjes dhe shëndeti i përgjithshëm i pacientit. Zakonisht kërkohen disa javë deri në disa muaj. Nuk duhet neglizhuar ndjekja e fizioterapisë dhe kujdesit të rregullt mjekësor.

Kirurgjia ne Family Hospital
Dëshmitë e Pacientëve

4.8/5

4.8/5 (+100 vlerësime)
NDËRHYRJE PERFEKTE
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Family Hospital dhe gjithë stafin e mrekullueshëm që u kujdesën për mua gjatë ndërhyrjes që bëra për hundën. Profesionalizmi, përkujdesja dhe ngrohtësia që gjeta atje më bënë të ndihesha e sigurt dhe e vlerësuar në çdo hap të procesit. Jam jashtëzakonisht e lumtur me rezultatin dhe ndihem më mirë me veten time. Faleminderit që e kthyet dëshirën time në realitet me punë të përkushtuar dhe me një nivel të lartë profesionalizmi! Pa asnjë dyshim, do t’ju rekomandoja gjithmonë!
— Glesja
— Glesja
Shiko Më Shumë
RISULTATI STRAORDINARI
Ho scelto Family Hospital a Tirana per il mio intervento di rinoplastica e sono molto soddisfatta. Personale professionale, disponibile e attento a ogni mia esigenza. Il risultato finale ha superato le mie aspettative, naturale, armonioso e perfettamente in linea con ciò che desideravo. Consiglio vivamente Family Hospital a chiunque stia pensando di sottoporsi a un intervento di rinoplastica o ad altre procedure estetiche.
— Giusy
SIGURI MAKSIMALE
Para disa ditësh, bëra një ndërhyrje rinoplastike në Family Hospital me doktor Tedi Minarolli dhe Arlin Kokomani, dhe më duhet të them se përvoja ishte e jashtëzakonshme. Që nga momenti i parë, u ndjeva në duar të sigurta falë profesionalizmit, përkushtimit dhe mikpritjes se stafit. Kujdesi mjekësor ishte në nivelin më të lartë, çdo hap u shpjegua me detaje, dhe ndihesha plotësisht e qetë gjatë gjithë procesit. Një falënderim i madh për doktor Minarollin dhe doktor Kokomanin për punën e tyre të shkëlqyer, si dhe për gjithë stafin që më trajtoi me aq dashamirësi dhe përkushtim. Ju falenderoj ✨
— Andeta
— Andeta
Shiko Më Shumë