Imazheri – MRI, Grafi, Eko, Skaner
Pse të Zgjidhni Imazherinë në Family Hospital?
Çfarë Ofrojmë në Departamentin e Imazherisë?
Kombinimi i pajisjeve moderne me përvojën e stafit tonë garanton një diagnozë të shpejtë, të qartë dhe të besueshme – duke ndihmuar mjekët në vendimmarrje të menjëhershme për trajtim efektiv.
Family Hospital Garanton
Flisni me Një Mjek të Specializuar Në Çdo Kohë
Ekzaminime të Shpejta, Vendimmarrja e Duhur
Nga pacientët ambulatorë deri te rastet urgjente, çdo ekzaminim kryhet me kujdes maksimal dhe në përputhje me protokollet më të përparuara. Qëllimi ynë është një diagnozë e saktë dhe trajtim sa më efektiv.
Teknologji për Çdo Nevojë Diagnostike
Në Family Hospital, çdo ekzaminim flet qartë – dhe çdo diagnozë mbështetet në të dhëna klinike të sakta dhe të shpejta.
Artikuj Informativë
SHIKO TË GJITHË ARTIKUJTPyetjet Më Të Shpeshta
Ofrohen grafi (rreze X), ekografi, mamografi, skaner (CT-scan) dhe rezonancë magnetike për një gamë të gjerë të sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore.
Po, Family Hospital disponon pajisje moderne për rezonancë magnetike (MRI), të përshtatura për diagnostikim të saktë pa ndërhyrje invazive.
Për disa ekzaminime si skaneri apo rezonanca mund të kërkohet të kini kujdes ushqyerjen deri para procedurës. Stafi ynë do t’ju japë informacionin e duhur për çdo ekzaminim. Ekzaminimet si ekografia nuk kërkojnë përgatitje të veçantë në shumicën e rasteve.
Po, ekzaminimet kryhen edhe për fëmijë me kujdes të veçantë, duke përdorur protokolle pediatrike dhe ekspozim minimal ndaj rrezatimit kur është e nevojshme.
Po, mund të kryeni ekografi pa rekomandim, por për interpretim më të plotë këshillohet një konsultë me mjek specialist.
Një ekzaminim CT zakonisht zgjat rreth 10–15 minuta, ndërsa rezonanca magnetike mund të zgjasë 20–40 minuta, në varësi të zonës që analizohet.
Jo, ekzaminimet janë pa dhimbje dhe të sigurta. Pajisjet përdorin sasi të kontrolluar rrezatimi dhe respektojnë të gjitha protokollet e sigurisë.
Rezultatet janë të gatshme zakonisht brenda ditës ose 24 orëve dhe mund të konsultohen direkt me mjekun përkatës për interpretim.































