Kontakto në WhatsApp
Language:
Biopsi

Biopsi – Diagnostikim në Nivel Qelizor

Marrje materiali me ago-punksion ose metoda kirurgjikale
Analizë makro dhe mikroskopike nga mjekë specialistë
Imunohistokimi për rezultate të detajuara dhe të besueshme
Biopsi ne Tirane
Biopsi ne spital ne Tirane
FAMILY HOSPITAL

Pse të Zgjidhni Biopsinë në Family Hospital?

Biopsia është një nga metodat më të sakta për të përcaktuar natyrën e një formacioni apo të një ndryshimi të dyshimtë në trup. Në Family Hospital, ky shërbim realizohet duke ndjekur standardet më të larta profesionale, me marrjen e mostrës përmes teknikave të avancuara dhe analizën e saj nga mjekë anatomo-patologë me eksperiencë shumëvjeçare.
Rezervo vizitën brenda ditës
Konsulta me mjekë specialistë brenda 24 orëve.
Ambiente sterile dhe pajisje moderne
Teknologji dhe infrastrukturë mjekësore e avancuar.
KUJDES MJEKËSOR SIPAS STANDARDEVE BASHKËKOHORE
shËrbimet tona

Çfarë Ofron Shërbimi i Biopsisë?

Biopsia mundëson identifikimin dhe klasifikimin e qelizave për qëllime diagnostike apo terapeutike. Në Family Hospital ofrojmë një gamë të gjerë të shërbimesh, duke përfshirë:
  • Biopsi e gjirit – për të analizuar formacione, masa ose ndryshime të dyshimta në indin e gjirit
  • Biopsi e lëkurës – për diagnostikimin e lezioneve të lëkurës, infeksioneve apo sëmundjeve dermatologjike
  • Biopsi e mushkërive – e realizuar nëpërmjet bronkoskopsisë ose me guidë CT, për të vlerësuar masa pulmonare
  • Biopsi e mëlçisë – për të vlerësuar sëmundjet hepatike kronike ose dëmtime të mëlçisë
  • Biopsi e prostatës – për të hetuar nivele të rritura të PSA apo masa në prostatë
  • Biopsi e tiroides – zakonisht me ago-punksion për të analizuar noduset tiroide
  • Biopsi e palcës së kockës – për sëmundje hematologjike si leuçemitë apo limfomat, etj.

Çdo procedurë kryhet në kushte të kontrolluara, me protokolle të sigurta dhe informim të plotë të pacientit rreth ndërhyrjes.

Biopsi per kancer

Disa Nga Shërbimet Tona

Laborator
Analiza laboratorike, biologjike, kimike, hormonale, gjaku, etj., 24/7.
Mëso më shumë
Imazheri
Grafi, skaner, ekografi, mamografi me pajisje moderne.
Mëso më shumë
kirurgji e hapur Tirane
Ndërhyrje Kirurgjikale
Kirurgji e hapur, laparoskopike, ORL, ortopedike dhe gjinekologjike.
Mëso më shumë
Endoskopi
Gastroskopi, kolonoskopi, histeroskopi dhe cistoskopi me mjekë të specializuar.
Mëso më shumë
Gastroskopi
Diagnostikim i ezofagut, stomakut dhe duodenit me endoskopi moderne.
Mëso më shumë
Nefrologji
Trajtim për infeksione urinare, gurë në veshka, hipertension, glomerulonefrite, etj.
Mëso më shumë
Urologji
Kontroll dhe trajtim për prostatën, infeksione urinare dhe kirurgji urologjike.
Mëso më shumë
Hematologji
Diagnostikim për anemi, leukemi, limfoma dhe çrregullime të gjakut.
Mëso më shumë
Reumatologji
Trajtim për artrit, lupus, osteoporozë, fibromialgji dhe sëmundje autoimune.
Mëso më shumë
Endokrinologji
Trajtim për diabet, tiroide, obezitet, probleme hormonale dhe metabolike.
Mëso më shumë
Pneumologji
Trajtim për bronkite, astmë, pneumoni, hipertension pulmonar, etj.
Mëso më shumë
Alergologji
Diagnostikim dhe trajtim për astmë, urtikarie, alergji ushqimore, etj.
Mëso më shumë
Pediatri
Kujdes shëndetësor për fëmijë, vaksinime, ekzaminime dhe më shumë.
Mëso më shumë
Obstetrikë – Gjinekologji
Kontrollet e shtatzënisë, trajtim për kiste, infertilitet dhe çrregullime menstruale.
Mëso më shumë
Sëmundje Infektive
Trajtim për infeksione bakteriale, virale, mykotike, parazitare dhe SST.
Mëso më shumë
Reanimacion
Kujdes intensiv, monitorim post-kirurgjikal dhe suport multidisiplinar.
Mëso më shumë
Psikiatri
Konsulencë për depresion, ankth dhe mbështetje për rehabilitim psikologjik.
Mëso më shumë
Oftalmologji
Diagnostikim për katarakt, retinopati dhe trajtim për sëmundje okulistike.
Mëso më shumë
Mjekësi Familje
Kujdes mjekësor i specializuar për të gjitha grupmoshat.
Mëso më shumë
Kolonoskopi
Diagnostikim i hollësishëm i patologjive të zorrësh së trashë.
Mëso më shumë
Histeroskopi
Kontroll i mitrës për sëmundje gjinekologjike apo anomali strukturore.
Mëso më shumë
cistoskopi
Cistoskopi
Vlerësim i fshikëzës urinare dhe uretrës për çdo patologji.
Mëso më shumë
biopsi
Biopsi
Marrje materiali nga indet për analiza patologjike të hollësishme.
Mëso më shumë
Anestezi
Anestezi dhe monitorim për procedura të ndryshme.
Mëso më shumë
Gastrohepatologji
Trajtim për ezofagun, stomakun, zorrët, mëlçinë dhe fshikëzën e temthit.
Mëso më shumë
ortopedi
Ortopedi
Trajtim për fraktura, artrozë, dëmtime të ligamenteve dhe deformime.
Mëso më shumë
Kardiologji
Kontroll për tension, aritmi, anginë, infarkt dhe probleme të zemrës.
Mëso më shumë
urgjenca
Urgjenca
Shërbim urgjent 24/7 për çdo emergjencë mjekësore.
Mëso më shumë
orl
ORL
Kontroll për veshët, hundën, fytin, sinuset dhe ndërhyrje ORL.
Mëso më shumë
onkologji
Onkologji
Diagnostikim dhe trajtim për sëmundje tumorale.
Mëso më shumë
dermatologji
Dermatologji
Trajtim për akne, dermatit, psoriazë, infeksione të lëkurës, etj.
Mëso më shumë
neurologji
Neurologji
Diagnostikim dhe trajtim për migrenë, epilepsi dhe çrregullime neurologjike.
Mëso më shumë
Përfitimet kryesore

Family Hospital Garanton

endoskopi per Biopsi
Diagnozë e saktë dhe e personalizuar në nivel mikroskopik
Marrje materiali pa dhimbje dhe me rikuperim të shpejtë
Mundësi për identifikim të hershëm të formacioneve tumorale
Staf i specializuar në anatomopatologji dhe laborator modern
Rezultate të detajuara që ju orientojnë drejt trajtimit të duhur
Komunikim i drejtpërdrejtë dhe transparent me pacientin
GjithmonË pranË jush

Flisni me Një Mjek të Specializuar Në Çdo Kohë

Kujdesi i duhur fillon me një hap të thjeshtë. Kontaktoni ekipin tonë për të marrë ndihmën, informacionin apo trajtimin që ju nevojitet. Në Family Hospital jeni gjithmonë në duar të sigurta!
STANDARDE PERËNDIMORE

Proces i Sigurt dhe i Detajuar

Në Family Hospital, biopsia nuk është vetëm një procedurë teknike – ajo është një hallkë kyçe në zinxhirin e diagnostikimit. Stafi ynë kujdeset që çdo hap, nga marrja e mostrës deri tek interpretimi, të kryhet me përpikmëri maksimale. Çdo pacient trajtohet me profesionalizëm dhe përkujdesje të veçantë.

Biopsitë janë të domosdoshme në shumë raste për të përcaktuar saktësisht natyrën e një mase apo të një ndryshimi të pazakontë në trup. Me analizat tona të detajuara dhe qasjen e personalizuar për çdo pacient, sigurojmë që çdo vendim mjekësor të bazohet në të dhëna të sakta klinike.
shumËllojshmËri testesh

Biopsia si Hapi Vendimtar drejt Trajtimit Efektiv

Një diagnozë e saktë është hapi i parë drejt një trajtimi të suksesshëm. Në Family Hospital, biopsia shërben si bazë për planifikimin terapeutik të shumë patologjive, duke përfshirë ato tumorale apo autoimune. Saktësia e analizës është prioriteti ynë.

Ne jemi të përkushtuar t’ju garantojmë një proces të sigurt, të shpejtë dhe të besueshëm. Biopsia nuk është fundi, por fillimi i trajtimit të duhur.

Pyetjet Më Të Shpeshta

Çfarë është një biopsi dhe pse kryhet?

Biopsia është një procedurë për marrjen e një cope indi nga trupi për t’u analizuar në laborator. Ajo ndihmon në konfirmimin e diagnozave si tumoret, infeksionet ose sëmundjet inflamatore.

A është biopsia e dhimbshme?

Shumica e biopsive kryhen me anestezi lokale dhe janë të padhembshme ose shoqërohen me ndjesi minimale të parehatshme. Procedurat më të thella mund të kërkojnë sedacion ose anestezi të përgjithshme.

Cilat janë llojet më të zakonshme të biopsive?

Llojet përfshijnë biopsinë me age, biopsinë kirurgjikale, biopsinë e lëkurës, të gjirit, të limfonodujve, të mëlçisë, të prostatës etj.

Sa kohë duhet për të marrë rezultatin e biopsisë?

Zakonisht rezultatet janë gati brenda 3 deri në 7 ditë, por në raste të veçanta mund të kërkohet më shumë kohë për analiza shtesë si imunohistokimia.

A kërkohet përgatitje para një biopsie?

Varet nga tipi i biopsisë. Disa kërkojnë që pacienti të mos konsumojë ushqime për disa orë ose të ndalojë disa medikamente. Mjeku do t’ju udhëzojë konkretisht.

A mund të kryhet biopsia për qëllime parandaluese?

Jo zakonisht. Biopsia kryhet kur ekziston një masë, lezione të dyshimta ose simptoma që kërkojnë konfirmim histologjik të diagnozës.

Çfarë ndodh pas biopsisë?

Pas biopsisë zakonisht ktheheni në aktivitetet normale brenda ditës, por mund të këshillohet të shmangni ushtrime të rënda për disa ditë dhe të monitoroni zonën për ndonjë enjtje apo skuqje.

Kirurgjia ne Family Hospital
Dëshmitë e Pacientëve

4.8/5

4.8/5 (+100 vlerësime)
NDËRHYRJE PERFEKTE
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Family Hospital dhe gjithë stafin e mrekullueshëm që u kujdesën për mua gjatë ndërhyrjes që bëra për hundën. Profesionalizmi, përkujdesja dhe ngrohtësia që gjeta atje më bënë të ndihesha e sigurt dhe e vlerësuar në çdo hap të procesit. Jam jashtëzakonisht e lumtur me rezultatin dhe ndihem më mirë me veten time. Faleminderit që e kthyet dëshirën time në realitet me punë të përkushtuar dhe me një nivel të lartë profesionalizmi! Pa asnjë dyshim, do t’ju rekomandoja gjithmonë!
— Glesja
— Glesja
Shiko Më Shumë
RISULTATI STRAORDINARI
Ho scelto Family Hospital a Tirana per il mio intervento di rinoplastica e sono molto soddisfatta. Personale professionale, disponibile e attento a ogni mia esigenza. Il risultato finale ha superato le mie aspettative, naturale, armonioso e perfettamente in linea con ciò che desideravo. Consiglio vivamente Family Hospital a chiunque stia pensando di sottoporsi a un intervento di rinoplastica o ad altre procedure estetiche.
— Giusy
SIGURI MAKSIMALE
Para disa ditësh, bëra një ndërhyrje rinoplastike në Family Hospital me doktor Tedi Minarolli dhe Arlin Kokomani, dhe më duhet të them se përvoja ishte e jashtëzakonshme. Që nga momenti i parë, u ndjeva në duar të sigurta falë profesionalizmit, përkushtimit dhe mikpritjes se stafit. Kujdesi mjekësor ishte në nivelin më të lartë, çdo hap u shpjegua me detaje, dhe ndihesha plotësisht e qetë gjatë gjithë procesit. Një falënderim i madh për doktor Minarollin dhe doktor Kokomanin për punën e tyre të shkëlqyer, si dhe për gjithë stafin që më trajtoi me aq dashamirësi dhe përkushtim. Ju falenderoj ✨
— Andeta
— Andeta
Shiko Më Shumë