Kardiologji – Vizita Kardiologjike
Pse të Zgjidhni Shërbimin e Kardiologjisë në Family Hospital?
Çfarë Ofron Shërbimi i Kardiologjisë?
- Angina pectoris – dhimbje kraharori për shkak të ngushtimit të enëve të gjakut
- Infarkt të miokardit (atak kardiak)
- Aritmi – çrregullime të ritmit të zemrës
- Sëmundje të valvulave të zemrës (valvulopati)
- Kardiomiopati – dobësim i muskulit të zemrës
- Hipertension arterial – vlera të larta të tensionit të gjakut
- Aterosklerozë – depozitim i yndyrnave në enët e gjakut
- Edema – mbajtje lëngjesh në trup si pasojë e problemeve kardiake
- Defekte të lindura të zemrës, etj.
Përveç trajtimit, ofrojmë gjithashtu konsulta për parandalimin dhe rehabilitimin pas episodeve të rënda kardiake.
Family Hospital Garanton
Flisni me Një Mjek të Specializuar Në Çdo Kohë
Trajtim i Avancuar për Patologji Kardiake
Qoftë për një kontroll të zakonshëm, për menaxhimin e tensionit apo për një trajtim pas infarktit, pacientët tanë përfitojnë kujdes të individualizuar nga ekipi ynë.
Diagnozë, Trajtim dhe Rehabilitim për Shëndetin e Zemrës
Falë teknologjisë së avancuar dhe ekspertizës së stafit tonë, në Family Hospital kujdesemi për çdo aspekt të shëndetit të zemrës suaj.
Artikuj Informativë
SHIKO TË GJITHË ARTIKUJTPyetjet Më Të Shpeshta
Disa nga shenjat paralajmëruese përfshijnë dhimbje gjoksi, lodhje të vazhdueshme, rrahje të parregullta të zemrës, marramendje, gulçim dhe enjtje të këmbëve.
Vizita kardiologjike rekomandohet nëse keni faktorë risku si hipertension, diabet, histori familjare të sëmundjeve kardiake, ose nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mësipërme.
Kardiologu mund të kryejë EKG, ekokardiografi, prova ushtrimore (test stresi), monitorim 24 orësh (Holter), matje të tensionit dhe analiza laboratorike.
Po, përmes një stili jetese të shëndetshëm, kontrollit të rregullt të faktorëve të rrezikut (si kolesteroli dhe presioni i gjakut), ushqyerjes së mirë dhe ndalimit të duhanit.
Jo të gjitha aritmitë janë të rrezikshme, por disa mund të çojnë në komplikacione serioze si goditje në tru ose ndalim kardiak, prandaj kërkojnë vlerësim të kujdesshëm.
Stresi kronik mund të rrisë presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe nivelet e hormoneve të stresit, duke kontribuar në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.































