Kontakto në WhatsApp
Language:
Anestezi

Anestezi – Siguri Për Çdo Ndërhyrje

Anestezi e përgjithshme, regjionale, lokale dhe sedacion
Monitorim i vazhdueshëm gjatë gjithë procedurës
Ekip i specializuar mjekësh anestezistë për çdo lloj ndërhyrjeje
Anestezi
kirurgji me anestezi te pergjitshme
FAMILY HOSPITAL

Pse të Zgjidhni Family Hospital?

Në Family Hospital, anestezia realizohet me përkushtim maksimal ndaj sigurisë, mirëqenies dhe rehatisë së pacientit. Çdo procedurë mbështetet nga një ekip i specializuar mjekësh anestezistë që ndjekin standardet më të larta ndërkombëtare për çdo ndërhyrje kirurgjikale ose diagnostike.
Rezervo vizitën brenda ditës
Konsulta me mjekë specialistë brenda 24 orëve.
Ambiente sterile dhe pajisje moderne
Teknologji dhe infrastrukturë mjekësore e avancuar.
KUJDES MJEKËSOR SIPAS STANDARDEVE BASHKËKOHORE
shËrbimet tona

Çfarë Ofron Departamenti i Anestezisë?

Departamenti ynë i Anestezisë ofron:
  • Anestezi e përgjithshme – për ndërhyrje të mëdha kirurgjikale
  • Anestezi regjionale – si ajo spinale apo epidurale, për ndërhyrje në zona të caktuara të trupit
  • Sedacion – për procedura më të lehta që kërkojnë relaksim pa humbje të vetëdijes
  • Anestezi lokale – për ndërhyrje të vogla pa ndjesi dhimbjeje në një zonë të kufizuar
  • Vlerësim para-anestezik individual për çdo pacient
  • Mbikëqyrje të specializuar gjatë dhe pas procedurës për të garantuar rikuperim të shpejtë dhe të sigurt

Ne bashkëpunojmë me çdo repart kirurgjikal dhe diagnostik për të ofruar shërbim të sigurt dhe të koordinuar.

kirurgji me anestezi

Disa Nga Shërbimet Tona

Laborator
Analiza laboratorike, biologjike, kimike, hormonale, gjaku, etj., 24/7.
Mëso më shumë
Imazheri
Grafi, skaner, ekografi, mamografi me pajisje moderne.
Mëso më shumë
kirurgji e hapur Tirane
Ndërhyrje Kirurgjikale
Kirurgji e hapur, laparoskopike, ORL, ortopedike dhe gjinekologjike.
Mëso më shumë
Endoskopi
Gastroskopi, kolonoskopi, histeroskopi dhe cistoskopi me mjekë të specializuar.
Mëso më shumë
Gastroskopi
Diagnostikim i ezofagut, stomakut dhe duodenit me endoskopi moderne.
Mëso më shumë
Nefrologji
Trajtim për infeksione urinare, gurë në veshka, hipertension, glomerulonefrite, etj.
Mëso më shumë
Urologji
Kontroll dhe trajtim për prostatën, infeksione urinare dhe kirurgji urologjike.
Mëso më shumë
Hematologji
Diagnostikim për anemi, leukemi, limfoma dhe çrregullime të gjakut.
Mëso më shumë
Reumatologji
Trajtim për artrit, lupus, osteoporozë, fibromialgji dhe sëmundje autoimune.
Mëso më shumë
Endokrinologji
Trajtim për diabet, tiroide, obezitet, probleme hormonale dhe metabolike.
Mëso më shumë
Pneumologji
Trajtim për bronkite, astmë, pneumoni, hipertension pulmonar, etj.
Mëso më shumë
Alergologji
Diagnostikim dhe trajtim për astmë, urtikarie, alergji ushqimore, etj.
Mëso më shumë
Pediatri
Kujdes shëndetësor për fëmijë, vaksinime, ekzaminime dhe më shumë.
Mëso më shumë
Obstetrikë – Gjinekologji
Kontrollet e shtatzënisë, trajtim për kiste, infertilitet dhe çrregullime menstruale.
Mëso më shumë
Sëmundje Infektive
Trajtim për infeksione bakteriale, virale, mykotike, parazitare dhe SST.
Mëso më shumë
Reanimacion
Kujdes intensiv, monitorim post-kirurgjikal dhe suport multidisiplinar.
Mëso më shumë
Psikiatri
Konsulencë për depresion, ankth dhe mbështetje për rehabilitim psikologjik.
Mëso më shumë
Oftalmologji
Diagnostikim për katarakt, retinopati dhe trajtim për sëmundje okulistike.
Mëso më shumë
Mjekësi Familje
Kujdes mjekësor i specializuar për të gjitha grupmoshat.
Mëso më shumë
Kolonoskopi
Diagnostikim i hollësishëm i patologjive të zorrësh së trashë.
Mëso më shumë
Histeroskopi
Kontroll i mitrës për sëmundje gjinekologjike apo anomali strukturore.
Mëso më shumë
cistoskopi
Cistoskopi
Vlerësim i fshikëzës urinare dhe uretrës për çdo patologji.
Mëso më shumë
biopsi
Biopsi
Marrje materiali nga indet për analiza patologjike të hollësishme.
Mëso më shumë
Anestezi
Anestezi dhe monitorim për procedura të ndryshme.
Mëso më shumë
Gastrohepatologji
Trajtim për ezofagun, stomakun, zorrët, mëlçinë dhe fshikëzën e temthit.
Mëso më shumë
ortopedi
Ortopedi
Trajtim për fraktura, artrozë, dëmtime të ligamenteve dhe deformime.
Mëso më shumë
Kardiologji
Kontroll për tension, aritmi, anginë, infarkt dhe probleme të zemrës.
Mëso më shumë
urgjenca
Urgjenca
Shërbim urgjent 24/7 për çdo emergjencë mjekësore.
Mëso më shumë
orl
ORL
Kontroll për veshët, hundën, fytin, sinuset dhe ndërhyrje ORL.
Mëso më shumë
onkologji
Onkologji
Diagnostikim dhe trajtim për sëmundje tumorale.
Mëso më shumë
dermatologji
Dermatologji
Trajtim për akne, dermatit, psoriazë, infeksione të lëkurës, etj.
Mëso më shumë
neurologji
Neurologji
Diagnostikim dhe trajtim për migrenë, epilepsi dhe çrregullime neurologjike.
Mëso më shumë
Përfitimet kryesore

Family Hospital Garanton

Siguri maksimale gjatë çdo ndërhyrjeje
Zgjedhje e llojit të anestezisë sipas rastit
Mjekë anestezistë me eksperiencë të gjerë klinike
Pajisje të teknologjisë së fundit për monitorim të vazhdueshëm
Vlerësim paraprak për çdo pacient dhe ndjekje post-procedurale
Rehabilitim më i shpejtë dhe më i sigurt pas ndërhyrjes
GjithmonË pranË jush

Flisni me Një Mjek të Specializuar Në Çdo Kohë

Kujdesi i duhur fillon me një hap të thjeshtë. Kontaktoni ekipin tonë për të marrë ndihmën, informacionin apo trajtimin që ju nevojitet. Në Family Hospital jeni gjithmonë në duar të sigurta!
STANDARDE PERËNDIMORE

Anestezia si Garanci për Ndërhyrje 100% Pa Dhimbje

Për çdo ndërhyrje apo procedurë që kërkon eliminim të dhimbjes, anestezia është një komponent kyç. Në Family Hospital, procedurat anestezike kryhen me kujdes të veçantë ndaj gjendjes shëndetësore të pacientit dhe natyrës së ndërhyrjes, për të siguruar rehatinë dhe suksesin e plotë të çdo trajtimi.

Çdo pacient i nënshtrohet një vlerësimi të detajuar para procedurës, ku ekipi ynë anestezist përcakton llojin e anestezisë më të përshtatshme dhe siguron informimin e plotë të pacientit mbi procesin, efektet e mundshme dhe kujdesin pas ndërhyrjes.
shumËllojshmËri testesh

Siguria Juaj në Duar të Specializuara

Ekipi i Anestezisë në Family Hospital është i përkushtuar që çdo pacient të ndjehet i sigurt, i qetë dhe në duar të sigurta. Ne jemi të pajisur me teknologjinë më të avancuar për të ndjekur parametrat jetikë të pacientit gjatë gjithë procedurës dhe për të reaguar menjëherë në çdo situatë.

Anestezia moderne nuk është më thjesht një fazë përgatitore – ajo është thelbësore për suksesin e përgjithshëm të çdo trajtimi. Prandaj, ne e trajtojmë këtë shërbim mjekësor me prioritet maksimal për të garantuar sigurinë e çdo pacienti.

Pyetjet Më Të Shpeshta

Cilat janë llojet kryesore të anestezisë?

Ekzistojnë katër lloje kryesore: anestezi lokale, regjionale, sedacion dhe anestezi e përgjithshme. Zgjedhja varet nga natyra e procedurës dhe gjendja shëndetësore e pacientit.

A është e sigurt anestezia?

Po, anestezia moderne është shumë e sigurt kur administrohet nga profesionistë të specializuar. Rreziku zvogëlohet me vlerësimin e kujdesshëm para procedurës.

A do të jem zgjuar gjatë procedurës me anestezi?

Në varësi të llojit të anestezisë, mund të jeni plotësisht zgjuar (lokale), pjesërisht i përgjumur (sedacion) ose në gjumë të thellë (gjenerale).

Si duhet të përgatitem për anestezi?

Në shumicën e rasteve, do të kërkohet të mos konsumoni ushqime për disa orë para procedurës. Anestezisti do t’ju udhëzojë për çdo përgatitje specifike.

A ka efekte anësore anestezia?

Efektet anësore të zakonshme janë përkohshme, si marramendje, përgjumje, nauze ose dhimbje koke. Komplikacionet serioze janë shumë të rralla.

Kush e vendos se çfarë lloj anestezie do të përdoret?

Anestezisti, pas konsultimit me mjekun kirurg dhe pacientin, vendos llojin më të përshtatshëm të anestezisë në bazë të procedurës dhe shëndetit të përgjithshëm.

A mund të përdor anestezi nëse kam probleme me zemrën apo mushkëritë?

Po, por kërkohet vlerësim i detajuar para procedurës për të garantuar sigurinë maksimale dhe për të zgjedhur teknikën më të sigurt të anestezisë për ju.

Kirurgjia ne Family Hospital
Dëshmitë e Pacientëve

4.8/5

4.8/5 (+100 vlerësime)
NDËRHYRJE PERFEKTE
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Family Hospital dhe gjithë stafin e mrekullueshëm që u kujdesën për mua gjatë ndërhyrjes që bëra për hundën. Profesionalizmi, përkujdesja dhe ngrohtësia që gjeta atje më bënë të ndihesha e sigurt dhe e vlerësuar në çdo hap të procesit. Jam jashtëzakonisht e lumtur me rezultatin dhe ndihem më mirë me veten time. Faleminderit që e kthyet dëshirën time në realitet me punë të përkushtuar dhe me një nivel të lartë profesionalizmi! Pa asnjë dyshim, do t’ju rekomandoja gjithmonë!
— Glesja
— Glesja
Shiko Më Shumë
RISULTATI STRAORDINARI
Ho scelto Family Hospital a Tirana per il mio intervento di rinoplastica e sono molto soddisfatta. Personale professionale, disponibile e attento a ogni mia esigenza. Il risultato finale ha superato le mie aspettative, naturale, armonioso e perfettamente in linea con ciò che desideravo. Consiglio vivamente Family Hospital a chiunque stia pensando di sottoporsi a un intervento di rinoplastica o ad altre procedure estetiche.
— Giusy
SIGURI MAKSIMALE
Para disa ditësh, bëra një ndërhyrje rinoplastike në Family Hospital me doktor Tedi Minarolli dhe Arlin Kokomani, dhe më duhet të them se përvoja ishte e jashtëzakonshme. Që nga momenti i parë, u ndjeva në duar të sigurta falë profesionalizmit, përkushtimit dhe mikpritjes se stafit. Kujdesi mjekësor ishte në nivelin më të lartë, çdo hap u shpjegua me detaje, dhe ndihesha plotësisht e qetë gjatë gjithë procesit. Një falënderim i madh për doktor Minarollin dhe doktor Kokomanin për punën e tyre të shkëlqyer, si dhe për gjithë stafin që më trajtoi me aq dashamirësi dhe përkushtim. Ju falenderoj ✨
— Andeta
— Andeta
Shiko Më Shumë