Kontakto në WhatsApp
Language:
Mjekësi Familje

Mjekësi Familje – Kujdes për Çdo Anëtar të Familjes Suaj

Vizita të rregullta për parandalim dhe diagnostikim të hershëm
Edukim shëndetësor dhe menaxhim i faktorëve të riskut
Qasje e personalizuar dhe ndjekje për të gjitha grupmoshat
Mjekësi Familje Tirane
paketa check-up per familje
FAMILY HOSPITAL

Pse të Zgjidhni Mjekësinë e Familjes në Family Hospital?

Në Family Hospital, mjekësia e familjes është themeli i kujdesit shëndetësor. Ne e shohim pacientin si një tërësi, jo thjesht si një diagnozë. Mjekët tanë të familjes ofrojnë ndjekje të vazhdueshme, edukim dhe trajtim për të gjithë anëtarët e familjes – nga fëmijët te të moshuarit – me qëllim parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve.
Rezervo vizitën brenda ditës
Konsulta me mjekë specialistë brenda 24 orëve.
Ambiente sterile dhe pajisje moderne
Teknologji dhe infrastrukturë mjekësore e avancuar.
KUJDES MJEKËSOR SIPAS STANDARDEVE BASHKËKOHORE
shËrbimet tona

Kujdes Gjithëpërfshirës Për Çdo Anëtar të Familjes

Në Family Hospital ofrojmë një shërbim të plotë dhe të strukturuar të mjekësisë familjare, i cili përfshin:
  • Vizita mjekësore për kontroll rutinë dhe ndjekje të vazhdueshme
  • Edukim shëndetësor për stil jetese të shëndetshëm dhe parandalimin e sëmundjeve
  • Menaxhim të sëmundjeve kronike si hipertensioni, diabeti, problemet metabolike
  • Kujdes i personalizuar për pacientë me histori të sëmundjeve kardiovaskulare, tumorale apo autoimune
  • Mbështetje dhe rehabilitim për pacientët post-traumatikë apo post-kirurgjikalë

Mjekët tanë janë pikë kontakti dhe orientimi për çdo shqetësim mjekësor, duke ju ofruar siguri dhe besim në çdo moment.

vizita me mjekun e familjes

Disa Nga Shërbimet Tona

Laborator
Analiza laboratorike, biologjike, kimike, hormonale, gjaku, etj., 24/7.
Mëso më shumë
Imazheri
Grafi, skaner, ekografi, mamografi me pajisje moderne.
Mëso më shumë
kirurgji e hapur Tirane
Ndërhyrje Kirurgjikale
Kirurgji e hapur, laparoskopike, ORL, ortopedike dhe gjinekologjike.
Mëso më shumë
Endoskopi
Gastroskopi, kolonoskopi, histeroskopi dhe cistoskopi me mjekë të specializuar.
Mëso më shumë
Gastroskopi
Diagnostikim i ezofagut, stomakut dhe duodenit me endoskopi moderne.
Mëso më shumë
Nefrologji
Trajtim për infeksione urinare, gurë në veshka, hipertension, glomerulonefrite, etj.
Mëso më shumë
Urologji
Kontroll dhe trajtim për prostatën, infeksione urinare dhe kirurgji urologjike.
Mëso më shumë
Hematologji
Diagnostikim për anemi, leukemi, limfoma dhe çrregullime të gjakut.
Mëso më shumë
Reumatologji
Trajtim për artrit, lupus, osteoporozë, fibromialgji dhe sëmundje autoimune.
Mëso më shumë
Endokrinologji
Trajtim për diabet, tiroide, obezitet, probleme hormonale dhe metabolike.
Mëso më shumë
Pneumologji
Trajtim për bronkite, astmë, pneumoni, hipertension pulmonar, etj.
Mëso më shumë
Alergologji
Diagnostikim dhe trajtim për astmë, urtikarie, alergji ushqimore, etj.
Mëso më shumë
Pediatri
Kujdes shëndetësor për fëmijë, vaksinime, ekzaminime dhe më shumë.
Mëso më shumë
Obstetrikë – Gjinekologji
Kontrollet e shtatzënisë, trajtim për kiste, infertilitet dhe çrregullime menstruale.
Mëso më shumë
Sëmundje Infektive
Trajtim për infeksione bakteriale, virale, mykotike, parazitare dhe SST.
Mëso më shumë
Reanimacion
Kujdes intensiv, monitorim post-kirurgjikal dhe suport multidisiplinar.
Mëso më shumë
Psikiatri
Konsulencë për depresion, ankth dhe mbështetje për rehabilitim psikologjik.
Mëso më shumë
Oftalmologji
Diagnostikim për katarakt, retinopati dhe trajtim për sëmundje okulistike.
Mëso më shumë
Mjekësi Familje
Kujdes mjekësor i specializuar për të gjitha grupmoshat.
Mëso më shumë
Kolonoskopi
Diagnostikim i hollësishëm i patologjive të zorrësh së trashë.
Mëso më shumë
Histeroskopi
Kontroll i mitrës për sëmundje gjinekologjike apo anomali strukturore.
Mëso më shumë
cistoskopi
Cistoskopi
Vlerësim i fshikëzës urinare dhe uretrës për çdo patologji.
Mëso më shumë
biopsi
Biopsi
Marrje materiali nga indet për analiza patologjike të hollësishme.
Mëso më shumë
Anestezi
Anestezi dhe monitorim për procedura të ndryshme.
Mëso më shumë
Gastrohepatologji
Trajtim për ezofagun, stomakun, zorrët, mëlçinë dhe fshikëzën e temthit.
Mëso më shumë
ortopedi
Ortopedi
Trajtim për fraktura, artrozë, dëmtime të ligamenteve dhe deformime.
Mëso më shumë
Kardiologji
Kontroll për tension, aritmi, anginë, infarkt dhe probleme të zemrës.
Mëso më shumë
urgjenca
Urgjenca
Shërbim urgjent 24/7 për çdo emergjencë mjekësore.
Mëso më shumë
orl
ORL
Kontroll për veshët, hundën, fytin, sinuset dhe ndërhyrje ORL.
Mëso më shumë
onkologji
Onkologji
Diagnostikim dhe trajtim për sëmundje tumorale.
Mëso më shumë
dermatologji
Dermatologji
Trajtim për akne, dermatit, psoriazë, infeksione të lëkurës, etj.
Mëso më shumë
neurologji
Neurologji
Diagnostikim dhe trajtim për migrenë, epilepsi dhe çrregullime neurologjike.
Mëso më shumë
Përfitimet kryesore

Family Hospital Garanton

spital ne Tirane
Kujdes bazuar te parandalimi dhe ndjekja afatgjatë e çdo pacienti
Vlerësim dhe monitorim i rregullt për të gjithë familjen
Trajtim dhe menaxhim i personalizuar për çdo individ
Fokus në shëndetin mendor dhe emocional pas çdo trajtimi
Koordinim me specialistë të fushave të ndryshme për diagnozë dhe terapi të integruar
Mjekë të përkushtuar dhe të gatshëm për t’ju ndihmuar në çdo moment
GjithmonË pranË jush

Flisni me Një Mjek të Specializuar Në Çdo Kohë

Kujdesi i duhur fillon me një hap të thjeshtë. Kontaktoni ekipin tonë për të marrë ndihmën, informacionin apo trajtimin që ju nevojitet. Në Family Hospital jeni gjithmonë në duar të sigurta!
STANDARDE PERËNDIMORE

Gjithmonë Pranë Jush, Në Çdo Hap të Jetës

Në Family Hospital, mjeku i familjes është më shumë sesa një profesionist. Është personi që e njeh historinë tuaj mjekësore, nevojat dhe shqetësimet tuaja. Qasja jonë është njerëzore, profesionale dhe gjithmonë e përqendruar tek pacienti. Ne besojmë në rëndësinë e dialogut, edukimit dhe ndërtimit të një marrëdhënieje të qëndrueshme për të promovuar shëndetin tuaj afatgjatë.
shumËllojshmËri testesh

Bashkë për një Jetë më të Shëndetshme

Departamenti i Mjekësisë Familjare është pika ku fillon dhe vazhdon çdo rrugëtim mjekësor. Me një qasje të qartë, të koordinuar dhe të personalizuar, ne ofrojmë shërbim të sigurt dhe të vazhdueshëm për çdo anëtar të familjes.

Në Family Hospital, jemi këtu për t’ju ndihmuar të bëni zgjedhjet e duhura për shëndetin tuaj dhe për t’u kujdesur për ju me ndershmëri, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë.

Pyetjet Më Të Shpeshta

Çfarë mbulon mjekësia e familjes?

Mjekësia familjare mbulon kujdesin shëndetësor parësor për individët dhe familjet në të gjitha grupmoshat, përfshirë parandalimin, diagnostikimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të zakonshme dhe kronike.

Kur duhet të vizitohem nga mjeku i familjes?

Këshillohet të bëni vizita periodike për kontrolle rutinë, vaksinime, këshillim për stilin e jetës dhe për çdo simptomë që ndikon në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Cili është roli i mjekut të familjes në parandalimin e sëmundjeve?

Mjeku i familjes ndihmon në identifikimin e faktorëve të rrezikut, ofron këshilla për jetesë të shëndetshme dhe kryen ekzaminime për zbulimin e hershëm të sëmundjeve si hipertensioni, diabeti dhe kanceri.

A mund të ndjekë mjeku i familjes pacientë me sëmundje kronike?

Po, pacientët me sëmundje kronike si diabeti, astma, hipertensioni apo sëmundjet kardiovaskulare mund të monitorohen dhe trajtohen rregullisht nga mjeku i familjes.

A mund të marr receta për analiza dhe trajtime nga mjeku i familjes?

Po, mjeku i familjes lëshon receta për analiza laboratorike, ekzaminime të nevojshme dhe terapitë përkatëse bazuar në vlerësimin klinik.

A trajtohen edhe fëmijët nga mjeku i familjes?

Po, mjekët e familjes trajtojnë pacientë të të gjitha moshave, përfshirë fëmijët, dhe mund të ndjekin zhvillimin, imunizimet dhe sëmundjet e zakonshme pediatrike.

Kirurgjia ne Family Hospital
Dëshmitë e Pacientëve

4.8/5

4.8/5 (+100 vlerësime)
NDËRHYRJE PERFEKTE
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Family Hospital dhe gjithë stafin e mrekullueshëm që u kujdesën për mua gjatë ndërhyrjes që bëra për hundën. Profesionalizmi, përkujdesja dhe ngrohtësia që gjeta atje më bënë të ndihesha e sigurt dhe e vlerësuar në çdo hap të procesit. Jam jashtëzakonisht e lumtur me rezultatin dhe ndihem më mirë me veten time. Faleminderit që e kthyet dëshirën time në realitet me punë të përkushtuar dhe me një nivel të lartë profesionalizmi! Pa asnjë dyshim, do t’ju rekomandoja gjithmonë!
— Glesja
— Glesja
Shiko Më Shumë
RISULTATI STRAORDINARI
Ho scelto Family Hospital a Tirana per il mio intervento di rinoplastica e sono molto soddisfatta. Personale professionale, disponibile e attento a ogni mia esigenza. Il risultato finale ha superato le mie aspettative, naturale, armonioso e perfettamente in linea con ciò che desideravo. Consiglio vivamente Family Hospital a chiunque stia pensando di sottoporsi a un intervento di rinoplastica o ad altre procedure estetiche.
— Giusy
SIGURI MAKSIMALE
Para disa ditësh, bëra një ndërhyrje rinoplastike në Family Hospital me doktor Tedi Minarolli dhe Arlin Kokomani, dhe më duhet të them se përvoja ishte e jashtëzakonshme. Që nga momenti i parë, u ndjeva në duar të sigurta falë profesionalizmit, përkushtimit dhe mikpritjes se stafit. Kujdesi mjekësor ishte në nivelin më të lartë, çdo hap u shpjegua me detaje, dhe ndihesha plotësisht e qetë gjatë gjithë procesit. Një falënderim i madh për doktor Minarollin dhe doktor Kokomanin për punën e tyre të shkëlqyer, si dhe për gjithë stafin që më trajtoi me aq dashamirësi dhe përkushtim. Ju falenderoj ✨
— Andeta
— Andeta
Shiko Më Shumë