Kontakto në WhatsApp
Language:
Kolonoskopi

Kolonoskopi – Kontrolli i Zorrës së Trashë

Procedurë moderne dhe e sigurt për të identifikuar patologjitë e zorrës së trashë
Mjekë të specializuar dhe teknologji e avancuar endoskopike
Rol thelbësor në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit kolorektal
Kolonoskopi ne Tirane
Kolonoskopi tirana
FAMILY HOSPITAL

Pse të Kryeni Kolonoskopinë në Family Hospital?

Në Family Hospital, kryerja e kolonoskopisë realizohet nga mjekë të specializuar në kushte të kontrolluara dhe me pajisje të teknologjisë më të fundit. Procedura është jo vetëm diagnostikuese, por edhe parandaluese për sëmundje serioze si kanceri i zorrës së trashë. Ne i japim rëndësi të madhe sigurisë, përgatitjes së pacientit dhe interpretimit të saktë të rezultateve.
Rezervo vizitën brenda ditës
Konsulta me mjekë specialistë brenda 24 orëve.
Ambiente sterile dhe pajisje moderne
Teknologji dhe infrastrukturë mjekësore e avancuar.
KUJDES MJEKËSOR SIPAS STANDARDEVE BASHKËKOHORE
shËrbimet tona

Çfarë Ofron Shërbimi i Kolonoskopisë?

Kolonoskopia në Family Hospital përfshin:
  • Ekzaminim vizual të plotë të zorrës së trashë
  • Diagnozë për probleme si: kapsllëku, diarre kronike, gjak në feçe, hemorragji gastrointestinale, etj.
  • Zbulim dhe trajtim i hershëm i polipeve apo formacioneve tumorale
  • Marrje biopsie për analiza laboratorike të mëtejshme
  • Monitorim për pacientët me histori familjare të kancerit kolorektal
  • Procedura të tjera terapeutike të vogla, sipas nevojës

Shërbimi kryhet në kushte sigurie maksimale, me përkujdesje ndaj çdo detaji dhe me mbështetje të plotë për pacientin para, gjatë dhe pas ekzaminimit.

Kolonoskopi ne spital ne Tirane

Disa Nga Shërbimet Tona

Laborator
Analiza laboratorike, biologjike, kimike, hormonale, gjaku, etj., 24/7.
Mëso më shumë
Imazheri
Grafi, skaner, ekografi, mamografi me pajisje moderne.
Mëso më shumë
kirurgji e hapur Tirane
Ndërhyrje Kirurgjikale
Kirurgji e hapur, laparoskopike, ORL, ortopedike dhe gjinekologjike.
Mëso më shumë
Endoskopi
Gastroskopi, kolonoskopi, histeroskopi dhe cistoskopi me mjekë të specializuar.
Mëso më shumë
Gastroskopi
Diagnostikim i ezofagut, stomakut dhe duodenit me endoskopi moderne.
Mëso më shumë
Nefrologji
Trajtim për infeksione urinare, gurë në veshka, hipertension, glomerulonefrite, etj.
Mëso më shumë
Urologji
Kontroll dhe trajtim për prostatën, infeksione urinare dhe kirurgji urologjike.
Mëso më shumë
Hematologji
Diagnostikim për anemi, leukemi, limfoma dhe çrregullime të gjakut.
Mëso më shumë
Reumatologji
Trajtim për artrit, lupus, osteoporozë, fibromialgji dhe sëmundje autoimune.
Mëso më shumë
Endokrinologji
Trajtim për diabet, tiroide, obezitet, probleme hormonale dhe metabolike.
Mëso më shumë
Pneumologji
Trajtim për bronkite, astmë, pneumoni, hipertension pulmonar, etj.
Mëso më shumë
Alergologji
Diagnostikim dhe trajtim për astmë, urtikarie, alergji ushqimore, etj.
Mëso më shumë
Pediatri
Kujdes shëndetësor për fëmijë, vaksinime, ekzaminime dhe më shumë.
Mëso më shumë
Obstetrikë – Gjinekologji
Kontrollet e shtatzënisë, trajtim për kiste, infertilitet dhe çrregullime menstruale.
Mëso më shumë
Sëmundje Infektive
Trajtim për infeksione bakteriale, virale, mykotike, parazitare dhe SST.
Mëso më shumë
Reanimacion
Kujdes intensiv, monitorim post-kirurgjikal dhe suport multidisiplinar.
Mëso më shumë
Psikiatri
Konsulencë për depresion, ankth dhe mbështetje për rehabilitim psikologjik.
Mëso më shumë
Oftalmologji
Diagnostikim për katarakt, retinopati dhe trajtim për sëmundje okulistike.
Mëso më shumë
Mjekësi Familje
Kujdes mjekësor i specializuar për të gjitha grupmoshat.
Mëso më shumë
Kolonoskopi
Diagnostikim i hollësishëm i patologjive të zorrësh së trashë.
Mëso më shumë
Histeroskopi
Kontroll i mitrës për sëmundje gjinekologjike apo anomali strukturore.
Mëso më shumë
cistoskopi
Cistoskopi
Vlerësim i fshikëzës urinare dhe uretrës për çdo patologji.
Mëso më shumë
biopsi
Biopsi
Marrje materiali nga indet për analiza patologjike të hollësishme.
Mëso më shumë
Anestezi
Anestezi dhe monitorim për procedura të ndryshme.
Mëso më shumë
Gastrohepatologji
Trajtim për ezofagun, stomakun, zorrët, mëlçinë dhe fshikëzën e temthit.
Mëso më shumë
ortopedi
Ortopedi
Trajtim për fraktura, artrozë, dëmtime të ligamenteve dhe deformime.
Mëso më shumë
Kardiologji
Kontroll për tension, aritmi, anginë, infarkt dhe probleme të zemrës.
Mëso më shumë
urgjenca
Urgjenca
Shërbim urgjent 24/7 për çdo emergjencë mjekësore.
Mëso më shumë
orl
ORL
Kontroll për veshët, hundën, fytin, sinuset dhe ndërhyrje ORL.
Mëso më shumë
onkologji
Onkologji
Diagnostikim dhe trajtim për sëmundje tumorale.
Mëso më shumë
dermatologji
Dermatologji
Trajtim për akne, dermatit, psoriazë, infeksione të lëkurës, etj.
Mëso më shumë
neurologji
Neurologji
Diagnostikim dhe trajtim për migrenë, epilepsi dhe çrregullime neurologjike.
Mëso më shumë
Përfitimet kryesore

Family Hospital Garanton

kontrolli i Kolonoskopise
Zbulim i hershëm i sëmundjeve inflamatore dhe tumorale të zorrës së trashë
Procedurë e sigurt, e tolerueshme dhe me efikasitet të lartë
Interpretim profesional nga specialistë me përvojë
Biopsi dhe trajtime për çdo patologji që prek zorrën e trashë
Raport mjekësor i gatshëm në kohë të shkurtër
Teknologji dhe pajisje moderne në një mjedis bashkëkohor
GjithmonË pranË jush

Flisni me Një Mjek të Specializuar Në Çdo Kohë

Kujdesi i duhur fillon me një hap të thjeshtë. Kontaktoni ekipin tonë për të marrë ndihmën, informacionin apo trajtimin që ju nevojitet. Në Family Hospital jeni gjithmonë në duar të sigurta!
STANDARDE PERËNDIMORE

Diagnostikim i Detajuar dhe Ndërhyrje të Shpejta

Në Family Hospital, kolonoskopitë kryhen nga mjekë të specializuar që zotërojnë përvojën dhe njohuritë e nevojshme për të ofruar diagnostikim të saktë dhe të sigurt. Pajisjet e teknologjisë së fundit mundësojnë imazhe të detajuara të zorrës së trashë, duke ndihmuar në identifikimin e hershëm të çdo anomalie, duke përfshirë edhe formacionet tumorale apo polipet.

Ne kujdesemi që çdo pacient të ndjehet i informuar dhe komod gjatë gjithë procesit, duke filluar nga përgatitja para procedurës deri te konsulta përfundimtare.
shumËllojshmËri testesh

Parandalimi Fillon me Një Kontroll

Kolonoskopia është një ndër mënyrat më të sigurta dhe efektive për të parandaluar sëmundje serioze të aparatit tretës, si kanceri i zorrës së trashë. Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë, prandaj ne inkurajojmë pacientët të mos presin shfaqjen e simptomave për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Në Family Hospital, ne ofrojmë këtë shërbim me profesionalizëm të plotë, për të parandaluar sëmundje serioze dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj. Një kontroll sot mund të bëjë ndryshimin nesër!

Pyetjet Më Të Shpeshta

Çfarë është kolonoskopia dhe pse rekomandohet?

Kolonoskopia është një procedurë diagnostike që lejon mjekun të shqyrtojë zorrën e trashë përmes një kamere të vendosur në një tub fleksibël. Ajo përdoret për të zbuluar shkaktarët e problemeve gastrointestinale dhe për të kontrolluar për kancer kolorektal.

A është kolonoskopia e dhimbshme?

Zakonisht procedura kryhet me sedacion të lehtë ose anestezi, ndaj shumica e pacientëve nuk ndiejnë dhimbje gjatë ekzaminimit.

Sa kohë zgjat një kolonoskopia?

Procedura zgjat zakonisht 20–40 minuta, në varësi të rastit dhe nevojës për ndërhyrje të tjera gjatë ekzaminimit.

Çfarë duhet të bëj për t’u përgatitur për kolonoskopinë?

Pacientëve u kërkohet të mos konsumojnë ushqime për disa orë dhe të marrin një përgatitës për pastrimin e zorrëve për të siguruar shikueshmëri të qartë gjatë procedurës.

A mund të kryhen ndërhyrje gjatë kolonoskopisë?

Po, gjatë kolonoskopisë mund të merren biopsi, të hiqen polipe apo të ndalohen gjakderdhje nëse është e nevojshme.

Kur rekomandohet të bëhet kolonoskopi si kontroll rutinë?

Zakonisht rekomandohet pas moshës 45–50 vjeç si pjesë e skriningut për kancerin e zorrës së trashë, ose më herët nëse ka histori familjare apo simptoma shqetësuese.

A mund t’i rikthehem aktiviteteve normale pas kolonoskopisë?

Pas procedurës me sedacion, duhet të qëndroni në vëzhgim për disa orë dhe të shmangni drejtimin e automjetit ose vendimmarrjet e rëndësishme për 24 orë.

Kirurgjia ne Family Hospital
Dëshmitë e Pacientëve

4.8/5

4.8/5 (+100 vlerësime)
NDËRHYRJE PERFEKTE
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Family Hospital dhe gjithë stafin e mrekullueshëm që u kujdesën për mua gjatë ndërhyrjes që bëra për hundën. Profesionalizmi, përkujdesja dhe ngrohtësia që gjeta atje më bënë të ndihesha e sigurt dhe e vlerësuar në çdo hap të procesit. Jam jashtëzakonisht e lumtur me rezultatin dhe ndihem më mirë me veten time. Faleminderit që e kthyet dëshirën time në realitet me punë të përkushtuar dhe me një nivel të lartë profesionalizmi! Pa asnjë dyshim, do t’ju rekomandoja gjithmonë!
— Glesja
— Glesja
Shiko Më Shumë
RISULTATI STRAORDINARI
Ho scelto Family Hospital a Tirana per il mio intervento di rinoplastica e sono molto soddisfatta. Personale professionale, disponibile e attento a ogni mia esigenza. Il risultato finale ha superato le mie aspettative, naturale, armonioso e perfettamente in linea con ciò che desideravo. Consiglio vivamente Family Hospital a chiunque stia pensando di sottoporsi a un intervento di rinoplastica o ad altre procedure estetiche.
— Giusy
SIGURI MAKSIMALE
Para disa ditësh, bëra një ndërhyrje rinoplastike në Family Hospital me doktor Tedi Minarolli dhe Arlin Kokomani, dhe më duhet të them se përvoja ishte e jashtëzakonshme. Që nga momenti i parë, u ndjeva në duar të sigurta falë profesionalizmit, përkushtimit dhe mikpritjes se stafit. Kujdesi mjekësor ishte në nivelin më të lartë, çdo hap u shpjegua me detaje, dhe ndihesha plotësisht e qetë gjatë gjithë procesit. Një falënderim i madh për doktor Minarollin dhe doktor Kokomanin për punën e tyre të shkëlqyer, si dhe për gjithë stafin që më trajtoi me aq dashamirësi dhe përkushtim. Ju falenderoj ✨
— Andeta
— Andeta
Shiko Më Shumë