Neurologji – Vizita Neurologjike
Pse të Zgjidhni Neurologjinë në Family Hospital?
Çfarë Ofron Shërbimi i Neurologjisë?
- Dhimbja e kokës dhe vlerësimi i shkaqeve të saj
- Epilepsia
- Sëmundjet vaskulare cerebrale (ishemia dhe hemorragjia cerebrale)
- Sëmundjet e vazave karotide
- Demencat
- Sëmundja dhe Sindroma Parkinson
- Ataksitë
- Skleroza multiple
- Skleroza amiotrofike laterale
- Sëmundjet neuromuskulare
- Sëmundjet e palcës kurrizore dhe nervave periferikë
Family Hospital Garanton
Flisni me Një Mjek të Specializuar Në Çdo Kohë
Kujdes i Specializuar për Çdo Patologji Neurologjike
Nga shqetësimet më të zakonshme si migrena, deri te sëmundjet më të ndërlikuara si skleroza apo sëmundjet cerebrovaskulare, ofrojmë një trajtim të plotë nga diagnoza te rehabilitimi.
Rehabilitim dhe Mbështetje për Jetë më Cilësore
Qëllimi ynë është të ndihmojmë çdo pacient të rimarrë kontrollin mbi jetën e tij.
Artikuj Informativë
SHIKO TË GJITHË ARTIKUJTPyetjet Më Të Shpeshta
Simptoma si dhimbje të përsëritura të kokës, mpirje ose dobësi në gjymtyrë, marramendje, humbje të ekuilibrit apo probleme me kujtesën janë arsye të forta për një vizitë neurologjike.
Neurologu trajton sëmundje si epilepsia, skleroza multiple, sëmundjet cerebrovaskulare (p.sh. ishemia), Parkinsoni, demenca, migrena, neuropatitë periferike dhe çrregullime të palcës kurrizore.
Po, me vlerësim klinik dhe ekzaminime të specializuara si rezonanca magnetike (MRI), skaneri, elektromiografia (EMG) dhe analiza laboratorike mund të bëhet diagnozë e hershme.
Skleroza multiple është një sëmundje autoimune që prek sistemin nervor qendror, duke shkaktuar simptoma si dobësi muskulare, probleme me shikimin, lodhje dhe vështirësi në koordinim.
Migrena trajtohet me kombinim medikamentesh për qetësimin e krizave, terapi parandaluese dhe ndryshime në stilin e jetesës, duke identifikuar dhe shmangur faktorët nxitës.
Dridhjet mund të lidhen me çrregullime neurologjike si tremori esencial, Parkinsoni, ankthi, lodhja, ose efekte anësore të medikamenteve. Diagnostikimi është i nevojshëm për të gjetur shkaktarin.
Po, ndonëse nuk ekziston një kurë përfundimtare, ekzistojnë trajtime që ndihmojnë në ngadalësimin e progresit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për pacientët dhe familjarët.
Po, me trajtim të menjëhershëm dhe rehabilitim neurologjik, shumë pacientë mund të rikuperojnë funksione të rëndësishme. Qasja multidisiplinare ndihmon në rikuperimin e aftësive të pacientëve.































