ORL – Vizita ORL për Veshët, Hundën, Fytin
Pse të Zgjidhni Shërbimin ORL në Family Hospital?
Çfarë Ofron Shërbimi ORL?
- Humbje të dëgjimit (të përkohshme apo të përhershme)
- Kolesteatoma dhe sëmundje të veshit të mesëm
- Infeksione kronike dhe akute të veshëve, hundës dhe fytit
- Sëmundja e Meniere (probleme të ekuilibrit dhe dëgjimit)
- Tinnitus (zhurma në veshë)
- Sëmundje tumorale në zonën ORL
- Disfoni (vështirësi në të folur)
- Tonsilite të përsëritura apo kronike
- Vështirësi në gëlltitje (disfagi)
- Sinuzite akute dhe kronike
- Rhinite alergjike dhe jo-alergjike
Family Hospital Garanton
Flisni me Një Mjek të Specializuar Në Çdo Kohë
Kujdes i Plotë për Dëgjimin, Frymëmarrjen dhe Zërin
Qoftë për probleme akute si infeksionet, apo për gjendje kronike si sinuzitet apo sëmundjet e zërit, pacientët marrin zgjidhje të personalizuara nga profesionistë ORL të specializuar.
Vizita ORL – Ekspertiza e Duhur për Shëndetin Tuaj
Fëmijët dhe të rriturit gjejnë këtu një mjedis të sigurt dhe mikpritës, ku çdo shqetësim trajtohet me përkushtim dhe profesionalizëm.
Artikuj Informativë
SHIKO TË GJITHË ARTIKUJTPyetjet Më Të Shpeshta
Nëse keni dhimbje veshi, zë të ngjirur, zhurmë në vesh, vështirësi në frymëmarrje nga hunda, hundë që rrjedh shpesh ose dhimbje fyti që zgjat, rekomandohet të konsultoheni me ORL.
Po, specialistët ORL në Family Hospital trajtojnë edhe fëmijët me probleme si infeksione të shpeshta të veshëve, bajame të zmadhuara, adenoide dhe vështirësi në dëgjim apo frymëmarrje.
Po, shumë herë specialisti ORL identifikon dhe trajton simptoma të shkaktuara nga alergjitë, veçanërisht në rastet e rinitit alergjik dhe sinuziteve të përsëritura.
Tinnitus është ndjesia e zhurmës në vesh pa burim të jashtëm. Mund të ketë shkaqe të ndryshme dhe trajtohet në varësi të shkaktarit, shpesh me medikamente, terapi ose ndihma dëgjimi.
Po, kryhen ndërhyrje si heqja e bajameve, adenoideve, kirurgji për sinusitet kronike, tympanoplastika dhe ndërhyrje për devijimin e septumit nazal.
Po, Family Hospital ofron testime të specializuara të dëgjimit (audiometri) për të rritur dhe fëmijë, të cilat ndihmojnë në diagnostikimin e çrregullimeve dëgjimore.
Po, refluksi gastroezofageal mund të shkaktojë inflamacion në fyt, ngjirje të zërit dhe ndjesi gërricjeje, duke kërkuar trajtim të kombinuar nga ORL dhe gastroenterolog.































