Family Medical Center ka në fokus shëndetin e të gjithë familjes. Ne synojmë të ofrojmë edukim shëndetësor
të përditësuar mbi parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të një game të gjerë sëmundjesh, duke vënë theksin në sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale si shkaktarët më të shpeshtë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, por duke mos lënë pas rëndësinë e faktorëve të riskut individual, duke ofruar kujdes të personalizuar për të gjithë familjen. Në FMC ne synojmë të ofrojmë të gjitha shërbimet diagnostike dhe terapeutike në mënyrë që pacientët të mos humbasin në labirintet e mjekësisë, por të orientohen drejt dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre nga një ekip mjekësor me në qendër pacientin. Ne i japim fokus të veçantë rehabilitimit të pacientëve që kanë kaluar stade të rënda të sëmundjes dhe riaftësimit të tyre për të pasur një cilësi më të mirë jete dhe për t’u riintegruar në jetën sociale dhe profesionale edhe pas traumës psikologjike që bart sëmundja në vetvete.