Kirurgjia Plastike Rikonstruktive dhe Estetike është një nga degët e kirurgjisë, që ndahet ne dy disiplina: kirurgjia estetike dhe kirurgjia rikonstruktive. Metodat kirurgjikale janë bashkekohore dhe stafi është i specializuar për t’ju ardhur në ndihmë pacientëve për të gjitha nevojat që ata kanë. Profesorët me të cilët bashkëpunon spitali janë me një eksperiencë shumë të gjatë në këtë fushë dhe të kualifikuar në kirurgji plastike, estetike dhe rikonstruktive. Kirurgjia Rikonstruktive synon të korrigjojë dhe riparojë defektet morfologjike dhe funksionale apo humbjet substanciale të indeve të ndryshme (të lëkurës, nënlëkurës, muskujve, kockave, etj) të lindura apo të fituara nga traumat, tumoret ose sëmundjet degjenerative. Kirurgjia Plastike ne Family Hospital u rikthen buzeqeshjen dhe vetebesimin atyre qe deshirojne te kene nje pamje me te bukur dhe ka thyer përfundimisht tabunë që kirurgjia plastike bëhet jashtë vendit.
Ndërhyrjet që trajtohen nga ky department përfshijnë:
Kirurgji Estetike
• Kirurgji e Gjoksit
• Zmadhim i gjoksit me implant
• Zmadhim i gjoksit me dhjamë
• Mastopeksi (Lifting i gjoksit)
• Zvogëlim i gjoksit
• Heqje e implanteve të gjoksit
• Revizionim i implanteve të gjoksit
Heqje e Dhjamit
• Liposuction
• Liposuction (VASER)
• Heqje e dhjamit me metoda minimal invasive
• Lifting të trupit (pas rënies drastike në peshë ose shtatëzanive)
• Brachioplasty (Lifting i krahëve)
• Abdominoplasty (Estetike e barkut)
• Thigh Lift (Lifting i kofshëve)
• Body Lift (Lifting i trupit)
• Gluteoplasty (Zmadhim/Lifting i vitheve)
• Mommy make over (Estetikë për nënat)
Operacione specifike për Meshkujt
• Gynecomastia (zvogëlim i gjirit tek meshkujt)
Operacione specifike për Femrat
• Labioplasty (estetikë vaginale)
Kirurgji Rikonstruktive
• Rikonstruksion i gjirit pas ose gjatë mastektomisë
• Zvogëlim i gjirit
• Heqje e nishaneve
• Kirurgji e dorës
• Kirurgji per Migrenën
• Panniculectomy (Heqje e barkut të varur)
• Septoplasty (Korrigjim i deviacionit të perdes së hundës)
• Revizionim i shenjave të mëparshme
• Heqje e kancerit të lekurës
• Ekspandim i lëkurës për rikonstruksion
Kirurgjia plastike jo vetëm që sjell përfitime fiziologjike, por gjithashtu ofron përfitime psikologjike. Nëse keni nevojë për kirurgji plastike për të përmirësuar bukurinë ose shëndetin tuaj, kontaktoni FAMILY HOSPITAL, me mjekët dhe kirurgët më të mëdhenj në Tiranë dhe merrni një vlerësim të plotë sa më shpejt.
Ku Mund të na Gjeni?
Na gjeni ne Rrugen KONGRESI I MANASTIRIT, perballe Gjimnazit Cajupi Tirane, në Shqiperi. Nëse keni nevojë për informacione të mëtejshme, pak këshilla ose ndonjë trajtim në lidhje me kirurgjinë plastike dhe për departamente të tjera mjekësore, ju lutemi caktoni një takim me një nga mjekët tanë dhe kirurgët plastikë me përvojë.
Na kontaktoni në, +355 69 6060620, ose na dërgoni email në info@ifmc.al.
Family Hospital
A culture of caring…