Rruga "Kongresi i Manastirit"   Hapur çdo ditë 24/7  Na telefononi: 0696060620

Family Hospital dhe Turizmi Mjekësor

  • Home
  • Family Hospital dhe Turizmi Mjekësor

Përse Shqipëria po kthehet në destinacionin më të preferuar për turizëm mjekësor?

Shqipëria, destinacioni më i ri për turizmin mjekësor për shkak të çmimeve konkurruese dhe klinikave të specializuara.

Disa portale europiane si gjermane, italiane etj., i kanë kushtuar artikuj Shqipërisë, duke u fokusuar konkretisht në turizmin mjekësor në vendin e Shqiponjave, një trend që është gjithmonë në rritje.

Një treg i ri që po rritet me shpejtësi.

Deri pak vite më parë, Franca, Italia, Spanja dhe Anglia ishin destinacionet kryesore të kujdesit mjekësor, së bashku me Hungarinë, Republikën Çeke, Poloninë dhe Rumaninë. Megjithatë, vitet e fundit edhe Shqipëria po i lë vend kësaj liste.

“Shqipëria, një vend i vogël që shtrihet përgjatë brigjeve të detit Adriatik dhe Jon, nuk ka bërë ende shumë progres në turizmin mjekësor. Insajderët e dinë bukurinë e vendit dhe mikpritjen e njerëzve. Por Shqipëria ka më shumë për të ofruar.” – shkruan artikulli gjerman të NEX 24.

Shqipëria është ende pak e njohur në këtë fushë, por ne kemi mjekët më të mirë dhe klinikat më të mira. Ofron procedura estetike me cilësi të lartë.

Për më tepër, pacientëve u ofrohen paketa turistike të personalizuara, për të bërë sa më komod qëndrimin e tyre në Shqipëri.

Ka shumë arsye që mund t’ju bindin të vizitoni Shqipërinë dhe të përfundoni trajtimet tuaja qofshin ato mjekësore apo estetike.

  • Shqipëria nuk ka kufizime udhëtimi për hyrje.
  • Linjat ajrore në Shqipëri janë komode dhe të besueshme.
  • Shqipëria është një vend i sigurt, me incidencë të ulët të krimit në rrugë.
  • Njerëzit në Shqipëri janë mikpritës, miqësorë dhe bujarë ndaj të gjithë të huajve që takojnë.
  • Shqipëria është një vend i përballueshëm që ofron mundësinë për të vizituar vende të ndryshme.
  • Shqipëria, siç dihet, është një nga vendet më me diell në Evropë, me mbi 300 ditë me diell në vit.
  • Shqipëria njihet si perlë e Ballkanit dhe është një destinacion shumë i preferuar turistik.
  • Mund të merrni pjesë në sporte të ndryshme, si hiking, ski, kalërim, madje të bëni sporte ujore ose të vizitoni vende luksoze dhe të qeta ku mund të pushoni.
  • Në Shqipëri ka shumë kështjella, muze dhe atraksione të tjera kulturore që mund t’i vizitoni në kohën tuaj të lirë.

Pas përfundimit të trajtimeve, ju mund të vizitoni një numër të madh vendesh dhe të bëni gjëra të mrekullueshme gjatë periudhës së rikuperimit. Përndryshe, thjesht mund të shkoni në shtëpi pasi të keni përfunduar operacionin tuaj të zgjedhur.

Zgjedhja e vendit më të përshtatshëm për trajtimet tuaja mjekësore mund të jetë një proces shumë i vështirë. Megjithëse, është shumë e rrezikshme të verbosh dhe të besosh një klinikë apo spital të huaj pa bërë kërkimin e duhur.

Për këtë arsye ne jemi përpjekur të jemi sa më transparentë duke listuar kontaktet tona dhe të gjithë informacionin e nevojshëm që do të gjeni thjesht duke bërë një kërkim me emrin e FAMILY HOSPITAL në google.

Family Hospital dhe rrugëtimi i tij në kirurgjinë estetike 

Përse ti besoni shendetin tuaj Family Hospital ?

  • Spital i certifikuar nga Ministria e Shëndetësisë.
  • Kurseni duke ruajtur cilësinë 100%.
  • Mjekë të kualifikuar dhe profesionistë të shkolluar ose me përvojë të mëparshme pune jashtë vendit.
  • Staf shumë i trajnuar, profesional, etik dhe miqësor që siguron që qëndrimi juaj në spital të jetë i këndshëm dhe mikpritës.
  • Do t’ju jepet një garanci me shkrim e cila do të tregojë qartë kohëzgjatjen e trajtimeve tuaja.
  • Do t’ju pajiset me një formular konsensusi të plotësuar mirë për t’u nënshkruar përpara ndërhyrjes (të viheni në dijeni për llojin e ndërhyrjes, për alternativat terapeutike; njihni rreziqet e ndërhyrjes, etj.).
  • Pasi të dilni nga spitali, duhet të jeni në gjendje të merrni të gjithë dokumentacionin klinik që përmban përshkrimin e llojit të ndërhyrjes së kryer, teknikën e përdorur, materialet e përdorura dhe fotot përkatëse.
  • Pajisjet dhe teknologjitë e gjeneratës së fundit.
  • Me përkthyesin tonë do të ndiheni si në shtëpi.

logo
Ke Pyetje? Më shkruaj!