Kontakto në WhatsApp
Language:
Artikuj | Family Hospital

E verteta mbi rastin e Family Hospital

Si institucion shëndetësor që operon në përputhje me standardet mjekësore, ligjore dhe etikën profesionale, Family Hospital mbështet transparencën dhe informimin korrekt të publikut. Megjithatë, nuk mund të pranojmë shpërndarjen e informacioneve të pasakta, të cilat krijojnë perceptim të gabuar mbi cilësinë e shërbimeve dhe integritetin profesional të stafit tonë.

Në lidhje me rastin konkret, sqarojmë si më poshtë:

Pacienti Franc Ajdinaj ka kryer ndërhyrje kirurgjikale për rinoseptoplastikë pranë Family Hospital më datë 10 dhjetor 2025.

Pas heqjes së tamponëve post-operatorë dhe daljes nga spitali, pacienti nuk ka mbajtur më asnjë kontakt me institucionin apo me mjekun përgjegjës për ndjekjen e rregullt post-operatore. Ndërprerje të tilla komunikimi nuk janë praktikë e zakonshme për pacientët tanë.

Spitali ka ndërmarrë iniciativën për ta kontaktuar pacientin rreth 5 javë më vonë, pas publikimit të një vlerësimi negativ, me qëllim sqarimin e situatës dhe ofrimin e asistencës së nevojshme mjekësore.

Gjatë komunikimeve me administratën dhe me mjekun përgjegjës, Dr. Tedi Minarolli, pacientit i është shpjeguar qartësisht se ndërhyrje të tilla kërkojnë kohë rikuperimi dhe se vlerësimi përfundimtar i rezultatit nuk mund të bëhet në fazat e hershme post-operative. I është garantuar gjithashtu se, nëse do të evidentoheshin problematika të lidhura me ndërhyrjen, spitali do të merrte përgjegjësinë për trajtimin dhe korrigjimin e tyre sipas standardeve profesionale.

Theksojmë se sipas protokolleve post-operatorë për rinoseptoplastikën, përdorimi i syzeve në javët e para është i ndaluar, për të shmangur presionin mbi strukturat e hundës gjatë fazës së rikuperimit.

Family Hospital disponon dokumentacion të plotë mjekësor dhe fotografik që pasqyron rezultatin fillestar të ndërhyrjes, të cilin e ka vënë në dispozicion të autoriteteve kompetente.

Megjithatë, pacienti ka zgjedhur ndjekjen e çështjes në rrugë ligjore, duke ngritur padi ndaj spitalit dhe mjekut. Në respekt të procesit dhe transparencës institucionale, ne kemi bashkëpunuar plotësisht me organet përkatëse dhe çështja aktualisht po trajtohet nga instancat kompetente. ( vazhdon ne koment posht )

Rezervoni Konsultën Tuaj

Consultation form

Lini një koment