Puna në spital është unike. Gjithçka që bëjmë ne mbështesim familjet dhe pacientët kur ata janë më të cenueshëm. Spitalet janë shtylla kurrizore e komuniteteve dhe ajo që ne bëjmë është pikërisht të mbështesim drejtpërdrejt komunitetin.
Family Hospital mishëron më së miri vizionin e themeluesve të saj për të arritur në realizimin e qëllimit në menaxhim, shërbim, njohuri, informacion dhe suport bazuar tek solidariteti dhe jo përfitimi ekonomik si dhe si aspirojnë të trajtojnë njëri tjetrin, pacientët dhe komunitetin ku sherbejmë.
Të punosh në Family Hospital do të thotë të punosh në ekip, të kesh motivim, disiplinë dhe cilësi.
Puna në ekip:
Puna ekipore ndërdisiplinore në Family Hospital është një model i rëndësishëm për ofrimin e kujdesit shëndetësor për pacientët. Kujdesi shëndetësor është një profesion shumëdisiplinor në të cilin mjekët, infermierët, profesionistët tanë shëndetësorë nga specialitete të ndryshme punojnë së bashku, komunikojnë shpesh dhe ndajnë burimet e tyre për të ofruar një shërbim gjithëpërfshirës edhe të plotë. E gjithë kjo vjen si pasojë jo vetëm sepse plakja e popullsisë, rritja e sëmundjeve kronike si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës kanë detyruar personelin mjekësor të marrë një qasje shumëdisiplinore ndaj kujdesit shëndetësor por sepse puna në ekip përkthehet në rezultat , redukton numrin e gabimeve mjekësore dhe rrit sigurinë e pacientit.
Motivimi:
Të kesh një staf të motivuar ka një sërë avantazhesh, të tilla si nivele më të ulëta mungesash, mbajtja e punëtorëve dhe nivele të ulëta të qarkullimit të stafit, përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet bordit drejtues dhe stafit, përmirësimi i performancës së ekipit, cilësia e përmirësuar dhe shërbimi i përmirësuar ndaj pacientit.
Si e shprehim ne motivimin tek stafi ynë?
Njohim punën e bërë mirë. Nuk duhet shumë për të dërguar një mesazh pozitiv si ai i lavdërimit për punën e mirërealizuar.
Lejojmë stafin të punojë në nivele të larta autonomie dhe kjo na është përkthyer në fleksibilitet, në ritme të larta pune si dhe rritje të kënaqësisë profesionale.
Lehtësojmë marrëdhëniet duke patur element kyç respektin. Respekti është një motivues i fuqishëm në shumë marrëdhënie, duke përfshirë ato midis bordit drejtues dhe stafit.
Disiplina:
Vetë-disiplina kategorizohet nga këmbëngulja dhe vullneti që keni në vend pune, si dhe vëmendja që i kushtoni një detyre derisa ta përfundoni atë me sukses. Punonjësit të cilët janë të vetë disiplinuar nuk shpërqendrohen lehtë. Ata mund të ruajnë përqendrimin përkundër pengesave që mund t’i kenë nga të tjerët.
Si e arrin stafi ynë këtë gjë? Duke iu përgjigjur disa pyetjeve si :
- Cilat janë objektivat ditore ?
- A kam ndërmarrë hapa për t’i shmangur shpërqendrimet që ngadalësojnë progresin e punës?
- A po i jap vetes kohë të mjaftueshme për përfundimin e detyrave?
- Çfarë kam përvetësuar deri më tani?
Cilësia:
Cilësia vjen si rezultat i plotësimit të të gjithë kritereve të lartpërmendura.
Cilësia e punës është vlera e punës e cila vjen si rezultat i punës në ekip, i të qënurit i motivuar dhe disiplinuar. Stafi ynë karakterizohet nga këto elementë edhe jo vetëm.
Të zgjedhësh ta besosh shëndetin stafit të Family Hospital do të thotë të ndjehesh pjesëtar i familjes së tyre të madhe dhe të trajtohesh me integritet dhe respekt të plotë.