Kontakto në WhatsApp
Language:
Artikuj | Family Hospital

PROF. DR.  MARIO SANNA  PER HERE TE PARE NE SHQIPERI:

PROF. DR. MARIO SANNA

OPEN DAY

VIZITA DHE KONSULTA FALAS NGA PROF. MARIO SANNA DHE BASHKEPUNIMI I TIJ ME SPITALIN FAMILY HOSPITAL.

Prof. Dr. Mario Sanna, një ndër ekspertët më të njohur në fushën e otoneurokirurgjisë, do të jetë për herë të parë në Shqipëri më datë 6 qershor 2025, në ambientet e Family Hospital, në kuadër të bashkëpunimit me Casa di Cura Piacenza – S. Antonino dhe qendrën e specializuar Gruppo Otologico.

🔬 Sëmundjet që trajton përfshijnë:
▪️ Tumore të rralla të kokës dhe qafës (Paraganglioma, Kolesteatoma, Neurinoma)
▪️ Sëmundja e Ménière
▪️ Humbje dëgjimi (përfshirë implantet kokleare dhe trunore)
▪️ Infeksione kronike të veshit
▪️ Çrregullime të ekuilibrit dhe marramendjes
▪️ Paralizë e nervit facial
▪️ Kirurgji endoskopike të sinuseve dhe bazës së kafkës
▪️ Onkologji e kokës dhe qafës

Tani keni mundësinë të merrni një vlerësim të saktë nga një ekspert botëror në fushën e Otoneurokirurgjisë.

Dalja televizive ne Top Chanel dhe prania e prof. Mario Sanna ne ambjentet e spitalit Family Hospital per here te pare, flet per nje bashkepunim te rendesishem midis dy spitaleve Casa Di Cura Privata Piacenza & Gruppo Ottologico dhe Family Hospital , ku ju vjen ne ndihme qytetareve shqipetare dhe jo vetem per te perfituar konsulta dhe marrje diagnoze nga eksperte nderkombetare si Prof. Mario Sanna dhe grupi i tij shkencor qe operojne jo vetem ne Itali, por dhe ne vende te tjera te botes.

Ekspertiza boterore me afer qytetareve shqipetare.

Një nga emrat më të njohur ndërkombëtar në fushën e otoneurokirurgjisë – Prof. Dr. Mario Sanna – ishte i pranishëm në ambientet e Family Hospital, në kuadër të bashkëpunimit me Gruppo Otologico dhe Casa di Cura Piacenza.

🔻Gjatë ditës së konsultave, Prof. Dr. Sanna ofroi:
🔹 Vlerësim të avancuar për sëmundjet e veshit të brendshëm
🔹 Konsulta për rastet e komplikuara neurologjike
🔹 Rekomandime të detajuara dhe plan i strukturuar për ndjekjen post-terapeutike.

Ky bashkëpunim është një dëshmi e përkushtimit tonë për të sjellë ekspertizën më të mirë ndërkombëtare pranë pacientëve shqiptarë, pa pasur nevojë për udhëtime jashtë vendit.

Rezervoni Konsultën Tuaj

Consultation form

Lini një koment