Kontakto në WhatsApp
Language:
Artikuj | Family Hospital

Dhimbje Gjatë Ciklit Menstrual? Kur Duhet Të Kërkoni Ndihmë Mjekësore

Shumica e femrave kanë përjetuar të paktën një herë dhimbje gjatë ciklit menstrual. Për disa, është një shqetësim i lehtë që kalon me një qetësues të thjeshtë. Për të tjera, ditët e ciklit menstrual shndërrohen në një periudhë shumë të vështirë, me dhimbje të forta që pengojnë punën, studimet dhe jetën e përditshme.

Por si ta dallojmë kufirin mes “dhimbjes normale” dhe asaj që kërkon vlerësim mjekësor?

Kur dhimbja bëhet e fortë, zgjat më shumë se zakonisht, shoqërohet me çrregullime të ciklit, gjakderdhje të shtuar apo simptoma të tjera, trupi po jep një sinjal që nuk duhet neglizhuar.

Në Family Hospital, ekipi i specializuar i gjinekologjisë ju ndihmon të kuptoni burimin e dhimbjes dhe të merrni trajtimin e duhur. Rezervoni një vizitë gjinekologjike me Dr. Kloida Zaimi për një konsultë profesionale.

trajtim per dhimbjet e ciklit menstrual

Çfarë janë dhimbjet menstruale?

Dhimbjet menstruale ndodhin kur mitra kontraktohet për të nxjerrë shtresën e brendshme të saj gjatë menstruacioneve. Këto kontraksione shkaktohen nga substanca të quajtura prostaglandina.

Në shumë raste, kjo është pjesë normale e ciklit menstrual. Por intensiteti i dhimbjes ndryshon nga një femër te tjetra.

Kur konsiderohet dhimbja “normale”?

Dhimbja mund të quhet brenda kufijve normalë kur:

  1. shfaqet 1–2 ditë para ose gjatë ditëve të para të ciklit,
  2. është e përballueshme me qetësues të lehtë,
  3. nuk pengon aktivitetet e përditshme,
  4. nuk shoqërohet me simptoma të tjera shqetësuese.

Shenjat që tregojnë se duhet të kryeni një vizitë gjinekologjike

Kërkoni patjetër vlerësim mjekësor nëse:

  1. dhimbja është shumë e fortë dhe e padurueshme,
  2. zgjat më shumë se 3 ditë,
  3. keni gjakderdhje shumë të shtuar,
  4. cikli menstrual është bërë i çrregullt,
  5. dhimbja shoqërohet me të përziera, të vjella, gjendje të fikëti,
  6. dhimbjet shfaqen papritur pas moshës 25–30 vjeç.

Këto mund të jenë shenja të problemeve gjinekologjike që kërkojnë diagnostikim dhe trajtim të saktë.

vizita dhe eko gjinekologjike ne Tirane

Cilat mund të jenë shkaqet e dhimbjeve të forta menstruale?

Dhimbjet e forta menstruale mund të lidhen me:

Endometriozën

Një nga shkaqet më të shpeshta është endometrioza. Endometrioza është gjendje ku indi i mitrës rritet jashtë saj, duke shkaktuar dhimbje të forta para dhe gjatë ciklit, si edhe gjatë marrëdhënieve seksuale. Shpesh kjo gjendje shoqërohet me gjakderdhje më të madhe se zakonisht dhe në disa raste mund të ndikojë edhe në fertilitet.

Cistet ovariane

Edhe cistet ovariane mund të bëhen shkak dhimbjeje. Këto formacione në vezore mund të shkaktojnë dhimbje të mprehta, ndjesi rëndese në fund të barkut dhe çrregullime të ciklit menstrual. Në varësi të madhësisë dhe llojit të tyre, ato mund të kërkojnë ndjekje ose trajtim të specializuar.

Fibromat e mitrës

Një tjetër shkak janë fibromat e mitrës, masa beninje që zhvillohen në muret e mitrës. Ato shpesh rrisin intensitetin e dhimbjeve, zgjasin ditët e ciklit dhe mund të shkaktojnë gjakderdhje më të madhe se normalja, duke çuar edhe në anemi dhe lodhje kronike.

Infeksionet gjinekologjike

Dhimbjet mund të lidhen gjithashtu me infeksionet vaginale, të cilat zakonisht shoqërohen me simptoma të tjera si sekrecione jonormale, djegie apo kruarje. Në këto raste trajtimi i hershëm është thelbësor për të shmangur komplikacionet.

Çrregullimet hormonale

Edhe çrregullimet hormonale luajnë rol të madh. Problemet me tiroiden, prolaktinën apo hormonet e tjera mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rregullsinë e ciklit dhe në nivelin e dhimbjes. Shpesh këto ndryshime shoqërohen me luhatje humori, shtim ose rënie në peshë dhe lodhje të vazhdueshme.

👉 Lexo më shume: Kur duhet të kryeni analizat e tiroides

Vetëm një vizitë gjinekologjike e kombinuar me eko mund të japë përgjigjen e saktë!

Si bëhet diagnostikimi?

Në Family Hospital, diagnostikimi i dhimbjeve të forta menstruale kryhet përmes një vlerësimi të plotë dhe të personalizuar për çdo paciente. Hapi i parë është një bisedë e detajuar me mjekun gjinekolog, ku merren parasysh simptomat, kohëzgjatja e tyre, intensiteti i dhimbjes dhe ndikimi që kanë në jetën e përditshme. Kjo bisedë ndihmon për të kuptuar më mirë historikun shëndetësor dhe për të orientuar ekzaminimet e mëtejshme.

Më pas realizohet ekzaminimi gjinekologjik, i cili i lejon mjekut të vlerësojë gjendjen e organeve riprodhuese dhe të identifikojë shenja të mundshme inflamacioni, infeksioni apo ndryshimesh strukturore. Një rol shumë të rëndësishëm ka edhe ekoja gjinekologjike, një metodë e sigurt dhe pa dhimbje që ndihmon në zbulimin e cisteve, fibromave, shenjave të endometriozës apo problemeve të tjera që mund të jenë burim i dhimbjes.

Në varësi të rastit, mund të rekomandohen edhe analiza hormonale ose ekzaminime shtesë për të vlerësuar funksionin e tiroides, vezoreve dhe ekuilibrin e përgjithshëm hormonal. Këto teste janë thelbësore për të dalluar nëse dhimbja ka natyrë funksionale, të lidhur me ciklin menstrual, apo nëse ka një shkak që kërkon trajtim specifik.

Kjo qasje e integruar dhe profesionale i ndihmon mjekët e Family Hospital të arrijnë një diagnozë të saktë dhe të propozojnë terapinë më të përshtatshme për çdo femër, duke synuar jo vetëm lehtësimin e dhimbjes, por edhe ruajtjen afatgjatë të shëndetit gjinekologjik.

eko gjinekologjike ne Tirane prane Family Hospital

A duhet ta pranoni dhimbjen si “normale”?

Jo. Asnjë femër nuk duhet të jetojë çdo muaj me dhimbje të forta duke menduar se “kështu është normaliteti”. Mjekësia moderne ofron shumë zgjidhje:

  1. trajtime medikamentoze të personalizuara,
  2. rregullim hormonal kur nevojitet,
  3. trajtim të infeksioneve,
  4. ndjekje të patologjive si endometrioza apo cistet ovariane.

Çfarë mund të bëni para së të kryeni vizitën tuaj?

Disa masa mund të ndihmojnë përkohësisht me menaxhimin e dhimbjeve:

aplikim nxehtësie në bark,
hidratim i mirë,
ushqim i lehtë dhe i pasur me magnez,
shmangie e kafeinës dhe kripës në ditët e ciklit,
aktivitet fizik i lehtë.

Por këto nuk zëvendësojnë vlerësimin mjekësor kur dhimbja është e fortë.

vizita me nje mjeke gjinekologe ne Tirane

Kujdes i specializuar në Family Hospital

Në Family Hospital, Departamenti i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë është i përkushtuar për të ofruar kujdes mjekësor të cilësisë më të lartë, të bazuar në protokolle moderne dhe qasje njerëzore.

Dr. Kloida Zaimi – Mjeke e Specializuar Gjinekologe pranë Family Hospital

  • Ka përfunduar specializimin në Universitetin e mirënjohur të Mjekësisë dhe Farmacisë “Carol Davilla”, në Bukuresht, Rumani.
  • Me përvojë dhe me një histori të demonstruar të punës në industrinë e spitalit dhe kujdesit shëndetësor.
  • E shquar në kërkime klinike, edukim mjekësor dhe Menaxhim të Kujdesit Shëndetësor.

Së bashku me stafin e departamentit, Dr. Kloida Zaimi, ndjek kërkime obstetrike dhe gjinekologjike duke implementuar metodat më inovative të diagnostikimit dhe trajtimit.

Aktivitetet tona edukative dhe kërkimore ofrojnë një bazë solide për një gamë të gjerë shërbimesh klinike dhe pasqyrojnë misionin tonë për të përmirësuar shëndetin e grave gjatë të gjitha fazave të jetës.

Nëse dhimbjet po ndikojnë në jetën tuaj, mos prisni muaj pas muaji duke shpresuar se do kalojnë vetë. Një vizitë e thjeshtë mund të zbulojë shkakun dhe t’ju përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës.

Ekipi i Family Hospital është pranë jush për diagnostikim të saktë, trajtim profesional dhe kujdes të veçantë për shëndetin tuaj gjinekologjik.

Rezervoni Konsultën Tuaj

Consultation form

Lini një koment