Kontakto në WhatsApp
Language:
Artikuj | Family Hospital

A Janë Të Rinjtë Të Mbrojtur Nga Sëmundjet e Zemrës?

Shumë njerëz mendojnë se sëmundjet e zemrës janë “probleme të moshës së tretë”. Për dekada me radhë kjo ka qenë pjesërisht e vërtetë. Por sot realiteti po ndryshon me shpejtësi. Mënyra moderne e jetesës, ritmi i shpejtë, ushqimi i përpunuar dhe stresi i vazhdueshëm po bëjnë që problemet kardiovaskulare të shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe te të rinjtë.

Të jesh 25 apo 35 vjeç nuk do të thotë automatikisht se je i mbrojtur nga hipertensioni, kolesteroli i lartë apo madje edhe infarkti. Zemra reagon ndaj stilit të jetesës, jo vetëm ndaj moshës.

Në Family Hospital, kontrolli preventiv kardiologjik po bëhet gjithnjë e më i kërkuar edhe nga grupmoshat e reja. 

Mjeke të mirënjohura si Dr. Ina Refatllari dhe Dr. Anisa Marku janë të pranishme për vizita kardiologjike, konsulta dhe ndjekje të personalizuar për çdo pacient që dëshiron të mbrojë shëndetin e zemrës që në moshë të hershme!

shkaqet e semundjeve kardiovaskulare tek te rinjte

Pse po rriten problemet e zemrës te të rinjtë?

Zemra nuk “plaket” vetëm nga vitet. Ajo dëmtohet nga zakonet e përditshme. Në dekadat e fundit, jeta e të rinjve ka ndryshuar rrënjësisht:

  • Orare pune të zgjatura ulur para kompjuterit.
  • Ushqime “fast food” dhe me yndyrë.
  • Më pak aktivitet fizik.
  • Më shumë stres, ankth dhe mungesë gjumi.
  • Rritje e përdorimit të duhanit dhe alkoolit.

Këta faktorë krijojnë terrenin ideal për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare shumë më herët se sa mendohej dikur.

Faktorët kryesorë të rrezikut

Duhani – armiku i heshtur i zemrës

Nikotina dhe substancat toksike të cigareve dëmtojnë muret e enëve të gjakut, rrisin presionin e gjakut dhe favorizojnë formimin e pllakave aterosklerotike. Edhe te të rinjtë, duhani mund të shkaktojë:

  • ngushtim të enëve të gjakut,
  • rrahje të çrregullta,
  • rritje të rrezikut për infarkt të hershëm.

Stresi kronik

Të rinjtë sot përballen me presion akademik, profesional dhe social. Stresi i vazhdueshëm rrit tensionin, çrregullon ritmin e zemrës dhe madje nxit zakone të dëmshme si pirja e duhanit dhe konsumimi ushqimi i pakontrolluar.

Dieta e pashëndetshme

Fast food, pijet me sheqer, kripa e tepërt dhe yndyrnat e ngopura janë bërë pjesë e përditshme e regjimit ushqimor të shumë të rinjve. Kjo lloj ushqyerje sjell shumë shpesh probleme si:

  • Kolesterol të lartë,
  • Shtim në peshë,
  • Inflamacion të enëve të gjakut.

👉 Për të kuptuar më shumë mbi rrezikun e kolesterolit, mund të lexoni: Gjithçka Çfarë Duhet Të Dini Për Kolesterolin e Lartë

kolesteroli i larte te moshat e reja nga ushqyerja e pashendetshme

Mungesa e aktivitetit fizik

Trupi i njeriut është krijuar për lëvizje të vazhdueshme. Kur kalojmë orë të tëra ulur zemra humb elasticitetin, metabolizmi ngadalësohet dhe rritet rreziku për diabet dhe hipertension.

Obeziteti

Mbipesha nuk është thjesht çështje estetike. Ajo lidhet drejtpërdrejt me tensionin e lartë, diabetin tip 2, ngarkesën e shtuar mbi zemër.

A mund të kalojë një person në moshë të re infarkt?

Po. Edhe pse është më i rrallë se te moshat e mëdha, infarkti te të rinjtë është realitet. Shpesh ai lidhet me kombinimin e disa faktorëve:

  • duhan + stres,
  • kolesterol i lartë + histori familjare,
  • diabet i padiagnostikuar,
  • hipertension i neglizhuar.

Shenjat mund të jenë më atipike se te të rriturit. Shpesh ato përfshijnë lodhje të pazakontë, dhimbje në kraharor gjatë aktiviteteve fizike, probleme me frymëmarrjen, rrahje të shpeshta zemre.

Ndaj edhe të rinjtë duhet të kujdese për shëndetin e zemrës dhe të marrin masa për për parandalimin e infarktit kardiak.

Shenjat paralajmëruese që nuk duhen injoruar

Edhe në moshë të re, trupi mund të japë sinjale që tregojnë se zemra ka nevojë për vëmendje. Dhimbja ose shtrëngimi në gjoks, rrahjet e çrregullta të zemrës, lodhja e shpejtë gjatë ecjes, marramendja pa një arsye të dukshme janë simptoma që nuk duhen anashkaluar.

Shpesh këto shqetësime i atribuohen ankthit, stresit të përditshëm ose lodhjes fizike, por në realitet ato mund të jenë tregues të një problemi kardiak. 

Vetëm një vlerësim profesional nga mjeku kardiolog mund të japë një përgjigje të sigurt dhe të ndihmojë në parandalimin e komplikacioneve të mëtejshme!

vizita kardiologjike ne Tirane

Rëndësia e kontrollit kardiologjik preventiv

Shumë sëmundje të zemrës zhvillohen në heshtje për vite. Një i person ri mund të ndihet mirë dhe megjithatë të ketë:

  • tension të lartë të padiagnostikuar,
    kolesterol të lartë,
    çrregullime të ritmit të rrahjeve të zemrës.

Kontrolli kardiologjik preventiv ndihmon të zbulohen herët këto probleme. Në Family Hospital mund të realizoni:

  1. Vizitë kardiologjike e plotë,
  2. EKG,
  3. Eko të zemrës,
  4. Analiza të plota laboratorike (analiza gjaku, analiza për kolesterolin, analiza për trigliceritet, etj.),
  5. Echo Doppler.

👉 Lexoni më shumë mbi rëndësinë e kontrolleve periodike: Pse Duhet Të Kryeni Një Check-up Rregullisht

Çfarë përfshin një vizitë kardiologjike për të rinjtë?

Mjeku nuk sheh vetëm rezultatin e aparatit. Ai vlerëson:

  • stilin e jetesës,
  • historinë familjare,
  • nivelin e stresit,
  • zakonet ushqimore,
  • aktivitetin fizik.

Ky vlerësim i personalizuar ndihmon për të krijuar një plan parandalimi real, jo thjesht receta me medikamente.

Kini parasysh se nëse në familjen tuaj ka pasur infarkt në moshë të re, vdekje të papritura kardiake, kolesterol shumë të lartë, atëherë rreziku juaj është më i madh, edhe nëse ndiheni mirë! Në këto raste kontrolli duhet të nisë më herët.

Çfarë mund të bëjë vetë një i ri për të përmirësuar shëndetin e zemrës?

Ndryshimet e vogla kanë efekt të madh:

  1. 30 minuta ecje në ditë,
  2. reduktim i kripës dhe sheqerit,
  3. lënia e duhanit,
  4. gjumi i rregullt,
  5. menaxhimi i stresit.

Këto hapa mund të ulin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare për dekadat e ardhshme.

vizita me nje mjek kardiolog ne Tirane

Mesazhi kryesor: Mos prisni kalimin e viteve për t’u kujdesur për veten tuaj

Zemra e një 30-vjeçari sot mund të jetë më e rrezikuar se zemra e një 50-vjeçari me stil jete të shëndetshëm. Mosha nuk është mburojë!

Nëse keni faktorë rreziku, simptoma shqetësuese ose thjesht dëshironi të jeni të sigurt për shëndetin tuaj, një kontroll i thjeshtë mund të bëjë diferencën.

Në Family Hospital, mjeket kardiologe Dr. Ina Refatllari dhe Dr. Anisa Marku ofrojnë vizita dhe konsulta të specializuara për të rinj dhe të rritur, me fokus parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe ndjekjen afatgjatë të sëmundjeve të zemrës.

Kujdesi për zemrën nuk fillon kur shfaqet sëmundja, por fillon sot, me zgjedhjet tuaja!

Rezervoni Konsultën Tuaj

Consultation form

Lini një koment