Pas moshës 45 vjeçare, trupi i femrës kalon në një fazë të re biologjike. Ndryshimet hormonale fillojnë të bëhen më të theksuara, metabolizmi ngadalësohet dhe organizmi kërkon më shumë kujdes sesa më parë.
Kjo është një periudhë tranzicioni, që shpesh lidhet me premenopauzën ose menopauzën. Për disa femra, kjo fazë kalon lehtë. Për të tjera, shoqërohet me luhatje humori, çrregullime të ciklit, shtim në peshë, pagjumësi apo lodhje të vazhdueshme.
Pavarësisht simptomave, një gjë mbetet e njëjtë: kontrollet parandaluese bëhen thelbësore.
Sepse zbulimi i hershëm është mbrojtja më e mirë. Sa më shpejt të identifikohet një problem, aq më i lehtë dhe më i sigurt është trajtimi.

Kontrolli i gjirit
Pas moshës 45 vjeçare, kontrolli i gjirit duhet të jetë pjesë e rutinës shëndetësore vjetore.
Edhe nëse nuk ndjeni asnjë shqetësim, ekzaminimet imazherike si mammografia ose ekografia e gjirit mund të zbulojnë ndryshime shumë të hershme, të padukshme me vetëkontroll.
Shumë probleme të gjirit në fazat fillestare nuk japin simptoma.
Zbulimi në kohë jo vetëm që rrit shanset e trajtimit të suksesshëm, por edhe e bën trajtimin më pak invaziv dhe më të lehtë për t’u përballuar.
Vizita gjinekologjike: më shumë se një kontroll rutinë
Vizita gjinekologjike pas moshës 45 vjeçare duhet të kryhet rregullisht, edhe në mungesë të simptomave.
Në këtë moshë rritet rreziku për ndryshime në mitër, vezore apo qafën e mitrës. Pap-testi, ekografia transvaginale dhe kontrolli klinik janë mënyra më e sigurt për të monitoruar shëndetin riprodhues.
Ndryshimet hormonale mund të shkaktojnë gjithashtu çrregullime të ciklit apo gjakderdhje të pazakontë, të cilat kërkojnë vlerësim të menjëhershëm.
Në Family Hospital, shërbimi i Obstetrikës-Gjinekologjisë ofron kontrolle të specializuara dhe të personalizuara për çdo femër.

Tiroidja – “motori” i energjisë suaj
Problemet e tiroides janë shumë të zakonshme tek femrat pas moshës 40–45 vjeç.
Lodhja e vazhdueshme, shtimi në peshë pa arsye të qartë, rënia e flokëve apo ndryshimet e humorit shpesh lidhen me çrregullime të funksionit tiroide.
Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë nëse tiroideja funksionon si duhet.
👉 Nëse keni simptoma të tilla, mund të lexoni edhe: Çrregullimet e tiroides: Si ta kuptoni që diçka nuk shkon?
Diagnostikimi i hershëm e bën trajtimin shumë më të thjeshtë dhe efektiv.
Zemra dhe tensioni
Pas menopauzës, mbrojtja natyrale hormonale ndaj sëmundjeve kardiovaskulare bie.
Kjo do të thotë se rreziku për tension të lartë, kolesterol të rritur apo probleme të zemrës fillon të shtohet.
Kontrolli i rregullt i tensionit arterial, analizat e kolesterolit dhe një vizitë kardiologjike janë hapa të rëndësishëm për parandalimin e komplikacioneve serioze.
Rezervoni një vizitë kardiologjike në Family Hospital dhe të kryeni një vlerësim të plotë të riskut kardiovaskular.

Kockat dhe osteoporoza
Rënia e estrogjenit pas menopauzës ndikon drejtpërdrejt në densitetin kockor.
Osteoporoza zhvillohet pa dhimbje dhe pa simptoma të dukshme, derisa ndodh një frakturë.
Kontrolli i densitetit kockor dhe këshillimi me mjekun janë thelbësorë për të parandaluar dobësimin e kockave.
👉 Lexo më shumë: Diagnostikimi dhe kujdesi për osteoporozën
Analizat laboratorike – Pasqyra e brendshme e shëndetit
Shumë probleme shëndetësore në këtë moshë nuk japin simptoma të qarta.
Një panel analizash rutinë mund të zbulojë:
- nivelin e glicemisë,
- funksionin e mëlçisë,
- profilin lipidik,
- hemoglobinën
- mungesë vitaminash.
Në Family Hospital, analizat laboratorike kryhen me saktësi maksimale dhe garantojnë rezultate të besueshme. Një kontroll i tillë vjetor është një investim i mençur për shëndetin tuaj afatgjatë!

Rëndësia e check-up-it të plotë
Shumë sëmundje zhvillohen në heshtje.
Në fazat e para, ato mund të mos japin asnjë shenjë paralajmëruese.
Prandaj një kontroll i plotë vjetor është mënyra më e mirë për të qëndruar një hap përpara problemeve.
👉 Lexoni më shumë: Pse duhet të kryeni një check-up rregullisht?
Paketa Premium Femra – Hapi i Pari i Kujdesit për Shëndetin Tuaj
Family Hospital është pranë jush për kontrolle të plota dhe të specializuara për shëndetin e femrës.
Paketat që ofrohen janë të përgjithshme, por edhe të targetizuara sipas moshës dhe problematikave specifike.
Paketa Premium Femra rekomandohet veçanërisht për femrat pas moshës 45 vjeçare.
Kjo paketë përfshin një kontroll të strukturuar dhe të plotë, që synon identifikimin e hershëm të çdo problematike të mundshme.
Sepse parandalimi është gjithmonë më i lehtë sesa trajtimi!
Mos prisni që simptomat të shfaqen. Shëndeti juaj është prioritet. Kujdesi i rregullt sot është siguri për të ardhmen.
Family Hospital është pranë jush me profesionalizëm, eksperiencë dhe përkujdesje të vazhdueshme.
A culture of caring…!

Na kontaktoni
📞 Tel: +355 44 50 50 55
📞 Cel: +355 69 60 60 620
📍 Rr. Kongresi i Manastirit, Tiranë
🌐 Vizitoni webfaqen tonë: www.ifmc.al
👉 Për rezervime direkte: Kontakto Tani