Kontakto në WhatsApp
Language:
Artikuj | Family Hospital

Çfarë Duhet Të Bëni Përpara Se Të Kryeni një CT Scan (Skaner)

CT Scan, i njohur si skaner, është sot një nga mjetet më të fuqishme diagnostikuese në mjekësi. Falë tij, mjekët arrijnë të shohin në detaje organe që më parë ishin të vështira për t’u vlerësuar pa ndërhyrje kirurgjikale. Ky ekzaminim ka shpëtuar mijëra jetë duke zbuluar në kohë probleme serioze.

Megjithatë, rezultati i skanerit nuk varet vetëm nga pajisja moderne. Një rol të rëndësishëm luan edhe përgatitja e pacientit përpara procedurës. Sa më mirë të përgatiteni, aq më të sakta dhe të besueshme do të jenë imazhet e përftuara gjatë ekzaminimit.

Family Hospital, ne e konsiderojmë përgatitjen pjesë të procesit të kujdesit. Çdo pacient merr udhëzime të qarta dhe mbështetje profesionale që nga momenti i rezervimit të procedurës e deri në marrjen e rezultateve.

realizimi i skanerit CT ne Tirane

Çfarë është CT Scan dhe pse përdoret?

CT Scan kombinon rrezet X me programe kompjuterike për të krijuar pamje shumëdimensionale të trupit. Këto pamje ndihmojnë mjekun të kuptojë me saktësi se çfarë po ndodh brenda organizmit.

  • Diagnostikimin e traumave dhe frakturave të fshehura
  • Vlerësimin e mushkërive, mëlçisë, veshkave dhe organeve të barkut
  • Zbulimin e tumoreve, cisteve apo inflamacionit
  • Kontrollin e enëve të gjakut dhe aneurizmave
  • Ndjekjen e efektit të trajtimeve onkologjike
  • Vlerësimin e dhimbjeve të paqarta të barkut apo kraharorit

Për shumë pacientë, CT Scan është hapi që çon drejt diagnozës përfundimtare të një sëmundjeje dhe trajtimit të duhur.

Përgatitja: Një hap i rëndësishëm 

Shumë njerëz mendojnë se mjafton të paraqiten në ditën e skanerit. Në fakt, disa rregulla të thjeshta mund të bëjnë diferencë të madhe në cilësinë e imazheve të përftuara gjatë procedurës.

Përgatitja ndihmon që mjeku të marrë pamje më të qarta, pa interferenca dhe pa nevojën për përsëritje të skanerit. Ajo ul gjithashtu rrezikun e efekteve anësore kur përdoren ekzaminime me kontrast.

Në Family Hospital, stafi ynë ju shpjegon me gjuhë të thjeshtë çdo hap, në mënyrë që të jeni plotësisht të qetë dhe të informuar rreth procedurës.

Ushqimi kur përdoret lëndë kontrasti

Shumë lloje skaneri CT kërkojnë përdorimin e kontrastit për të bërë më të dukshme enët e gjakut dhe organet. Në këto raste, zakonisht kërkohet që t ëmos konsumohet ushqim për rreth 4–6 orë para realizimit të skanerit.

Kjo parandalon ndjesitë e të përzierave dhe përmirëson shpërndarjen e kontrastit në trup. Uji zakonisht lejohet, por ushqimi i rëndë duhet shmangur.

Nëse merrni medikamente të përditshme, mos i ndërprisni ato pa u konsultuar me mjekun. Do t’ju jepen udhëzime specifike sipas rastit tuaj.

skaner i mushkerive ne Tirane

Ndani me mjekun çdo informacion për shëndetin tuaj

Transparenca me stafin mjekësor është thelbësore! Edhe detaje që mund t’ju duken të parëndësishme kanë vlerë për sigurinë tuaj.

A keni pasur ndonjëherë reaksion ndaj kontrastit? Vuani nga probleme të veshkave apo tiroide? Merrni medikamente për diabetin? Keni alergji ndaj jodit?

Këto pyetje nuk bëhen rastësisht. Ato ndihmojnë mjekun të zgjedhë protokollin më të përshtatshëm për ju dhe nëse duhet, të bëjë analiza paraprake për të garantuar sigurinë tuaj maksimale.

Veshja e përshtatshme dhe objektet metalike

Ditën e ekzaminimit rekomandohet thjeshtësi dhe komoditet në veshje. Rrobat e lehta dhe pa elemente metalike e bëjnë procedurën më të lehtë.

Bizhuteritë, ora, kapëset e flokëve apo rripat metalikë duhet të hiqen. Edhe disa proteza dentare ose aparate dëgjimi mund të kërkohet të hiqen për pak minuta.

Këto masa nuk janë thjesht një formalitet, pasi metali mund të krijojë hije në imazh dhe të vështirësojë interpretimin e rezultateve.

Pse duhen sjellë ekzaminimet e mëparshme?

Radiologu nuk sheh vetëm pamjet e momentit. Ai i krahason ato me historinë tuaj mjekësore.

Një skaner CT i mëparshëm, një eko apo analizë gjaku mund të ndihmojë të kuptohet nëse një lezion është i ri apo i vjetër, nëse një inflamacion po përmirësohet apo po përkeqësohet.

Prandaj, sillni me vete çdo dokument mjekësor që keni. Kjo e bën ekzaminimin shumë më të vlefshëm.

Çfarë ndodh konkretisht gjatë skanerit?

Shumë pacientë vijnë me frikë sepse nuk e dinë se çfarë i pret. Në realitet, CT Scan është një procedurë shumë e thjeshtë.

Ju shtriheni në një shtrat që lëviz ngadalë brenda pajisjes. Nuk ka zhurmë të fortë si te rezonanca. Nuk ka dhimbje!

Tekniku do t’ju kërkojë herë pas here të mbani frymën për disa sekonda. Kjo bëhet për të shmangur lëvizjet e mushkërive që mund të turbullojnë pamjen.

I gjithë procesi zgjat vetëm pak minuta!

A është i rrezikshëm CT Scan-i?

Çdo ekzaminim me skaner CT përdor rreze X, por doza është e llogaritur me kujdes në mënyrë që të garantohet siguria e pacientit. Teknologjia moderne synon të japë maksimumin e informacionit me minimumin e ekspozimit!

Megjithatë, te femrat shtatzëna dhe fëmijët vlerësohen gjithmonë alternativa të tjera.

Në Family Hospital ndiqen protokolle të avancuara ndërkombëtare për mbrojtjen e pacientëve nga rrezatimi.

Çfarë duhet të bëni pas ekzaminimit?

Nëse nuk është përdorur kontrast, mund të hani dhe të vazhdoni ditën normalisht.

Kur është përdorur kontrasti, rekomandohet të pini më shumë ujë për 24 orët e ardhshme. Kjo ndihmon veshkat ta eliminojnë kontrastin sa më shpejt.

Rezultati përgatitet nga radiologu dhe i dërgohet mjekut tuaj për interpretim klinik.

skaner i kokes ne Tirane

CT Scan: Një hallkë e rëndësishme e diagnostikimit

Skaneri CT nuk është thjesht një fotografi. Ai shpesh përcakton vendimin për kirurgji, për trajtim me medikamente apo për ekzaminime të mëtejshme si gastroskopia apo kolonoskopia.

Prandaj cilësia e tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tuaj dhe në hapat që do të ndiqen më pas.

Në Family Hospital, ne sigurohemi që:

  • çdo pacient të marrë udhëzime të qarta,
  • të respektohen standarde maksimale të sigurisë,
  • të minimizohet ekspozimi ndaj rrezatimit,
  • interpretimi të bëhet nga mejkë radiologë me përvojë.

Qëllimi ynë është që ju të ndiheni të sigurt dhe të kuptoni çdo hap të procesit.

Na kontaktoni

📞 Tel: +355 44 50 50 55
📞 Cel: +355 69 60 60 620

📍 Ndodhemi tek:
Rr. Kongresi i Manastirit, Tiranë

Rezervoni Konsultën Tuaj

Consultation form

Lini një koment