Tetori Rozë në Family Hospital

Tetori Rozë në Family Hospital vjen me trajtimet më cilësore mbi kancerin e gjirit. Trajtime këto që përfshijnë Echon e Gjirit, Mamografinë, Pap Testin, si dhe konsultë senologu.

Tetori Rozë në Family Hospital

Tetori Rozë në Family Hospital vjen me trajtimet më cilësore mbi kancerin e gjirit. Trajtime këto që përfshijnë Echon e Gjirit, Mamografinë, Pap Testin, si dhe konsultë senologu.

Rreth sëmundjes

Sëmundja e cila çdo 15-të sekonda prekë dikë në botë, është e parandalueshme dhe e trajtueshme. Family Hospital ofron shërbimin më të mirë të mundshëm për diagnostifikimin e kancerit të gjirit si dhe trajtimit të tij.

Disa nga metodat e diagnostifikimit të kancerit të gjirit

1. Ekografia

Echo e gjirit është një ekzamimin imazherik i gjirit i cilit konsiderohet të ketë rëndësi të madhe, krahas vetëkontrollit dhe mamografisë. Echo e gjirit ka peshë të madhe sidomos tek gratë në moshë të re, të cilat kanë strukturë të dendur të gjirit. Me anë të ekografisë mund të ekzaminohen edhe nyjet e dyshimta nën sqetull. Përveç diagnostikimit, një funksion tjetër i ekografisë është edhe punksioni i nyjeve limfatike të dyshimta, gjithmonë nën drejtimin e ekografisë për saktësi maksimale. Vlen të theksohet se Ekografia realizohet pa rrezatim dhe është padhimbje dhe me të mund të ekzaminohen edhe gratë shtatzëna.

2. Mamografia

Mamografia bëhet për të diagnostifikuar kancerin e gjirit shumë më përpara se ndryshimet që mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Përmes saj, kanceri i gjirit mund të dallohet rreth dy vjet para se të shfaqen shenjat e sëmundjes. Gati gjysma e kancereve të gjirit që arrijnë të kapen nga mamografia janë akoma të vegjël dhe mund të hiqen lehtë, pa hequr gjithë gjirin dhe pa lënë shenjë. Ky ekzaminim këshillohet për gratë mbi moshën 40 vjeçare, pasi kanë mbyllur ciklin e riprodhimit dhe dëndësia e gjirit të tyre nuk është shumë e lartë. Në mënyrë që ekzaminimi të jetë sa më pak i dhimbshëm, këshillohet të kryhet pas ciklit mestrual.

3. Pap Testi

Pap Testi përkujdeset që të kontrollojë ndryshimet në qelizat e qafës së uterusit, përmes së cilit pacientja informohet nëse ka infeksion, qeliza jo normale të qafës së mitrës apo edhe kancerit në mitër. Pap Testi mund të shpëtojë jetën tuaj. Përmes tij, gjenden shenjat më të hershme të kancerit së qafës së mitrës dhe nëse hetohet me kohë, gjasat për kurim janë shumë të larta. Pap Testi preferohet të bëhet nga mosha 21 vjeç e tutje, dhe nëse keni tre ose më shumë vite aktive në jetën seksuale. Ndërkaq, nga mosha 30-të e tutje, preferohet që Pap Testi të bëhet çdo vit.

Pakot tona

PAKETA i

Oferta e vlefshme përgjatë muajit Tetor!

Paketa iI

Oferta e vlefshme përgjatë muajit Tetor!

Paketa III

Oferta e vlefshme përgjatë muajit Tetor!

Ke Pyetje? Më shkruaj!