
Kardiologjia pranë Family Medical Center diagnostikon dhe trajton pacientë me:
- Angina (Dhimbje kraharori si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut që ushqejnë zemrën)
- Infarkt të Miokardit (Ataku Kardiak)
- Aritmi (Çrregullimet e ritmit të zemrës)
- Valvulopati (Sëmundje të Valvulave të Zemrës)
- Kardiomiopati (Sëmundje të muskulit të zemrës)
- Defekte të Lindura të Zemrës
- Edema (Enjtje si pasojë e mbajtjes së lëngjeve me tepri në trup)
- Aterosklerozë (Depozitim i yndyrnave në enët e gjakut)
- Hipertension Arterial (Rritja e vlerave të tensionit)
Ne i japim fokus të veçantë parandalimit të sëmundjeve të zemrës,
diagnostikimit të hershëm, trajtimit të suksesshëm dhe rehabilitimit
të pacientëve që kanë kaluar stade të rënda të sëmundjes.